Një sulm kibernetik ndaj Komisionit Evropian mund të ketë komprometuar një sasi të madhe të dhënash personale, raportoi sot "Politico", duke cituar një zyrtar të BE-së.
Sipas raportit, KE-ja beson se e ka vënë nën kontroll pjesën më të madhe të sulmit, por ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmit të mundshëm.
TË REKOMANDUARA
"KE-ja ka ndërmarrë hapat e nevojshëm në përgjigje të një fushate kibernetike të zbuluar", deklaroi për "Politico" zëdhënësi i Komisionit, Thomas Regnier.
"Janë vënë në shënjestër sisteme të veçanta dhe në përputhje me praktikën tonë standarde i kemi njoftuar palët e prekura", shtoi ai.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë














