Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me 85 vota pro, projektligjin për Kodi Penal dhe një sërë projekligjesh të tjera.
Në seancë maratonë që nisi pasidten e djeshme Kuvendi i Shqipërisë e miratoi edhe Aktin Normativ “Për buxhetin e vitit 2025” i cili u miratua me 85 vota pro dhe 10 kundër.
Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan me 85 vota pro nga shumica dhe parashikojnë midis të tjerash edhe gjobë dhe deri 1 vit burg për parkim dysh në rrugë.
Dy ndryshimet e propozuara më të debatuara në opinionin publik dhe qarqet mediatike është ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes. Kuvendi miratoi gjithashtu ndryshimet ligjore për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve’, me 85 vota si dhe Projektligji ‘Për organet e qeverisjes në drejtësi’.
Kuvendi miratoi me votat e socialistëve edhe ligjin për komisionet hetimore dhe mediat audiovizive.
Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe disa nisma të tjera ligjore, si akti normativ për buxhetin e vitit 2025, për ligjin e duhanit, ashpërsim i dënimeve për ndërtimet pa leje dhe zjarret.























