| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Raundi i tretë i bisedimeve trepalëshe për Ukrainën vazhdon nesër në Gjenevë
Bisedimet Ukrainë - Rusi - ShBA po zhvillohen me dyer të mbyllura.
Raundi i tretë i bisedimeve trepalëshe për Ukrainën vazhdon nesër në Gjenevë
Raundi i tretë i bisedimeve trepalëshe për Ukrainën vazhdon nesër në Gjenevë / Reuters
17 Shkurt 2026

Raundi i tretë i bisedimeve trepalëshe për paqen midis Ukrainës, Rusisë dhe ShBA-së do të vazhdojë nesër në Gjenevë, pasi sesioni i parë u përmbyll sot.

Negociatat, që nisën pasdite, zgjatën më shumë se katër orë dhe u zhvilluan vetëm një javë para përvjetorit të katërt të luftës Rusi-Ukrainë.

Delegacioni rus u drejtua nga ndihmësi i presidentit, Vlladimir Medinsky, i cili zëvendësoi zyrtarët e lartë ushtarak që kishin udhëhequr raundet e mëparshme në Abu Dhabi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para takimit deklaroi se bisedimet do të përfshinin një “gamë më të gjerë çështjesh”, përfshirë “çështjet kryesore që lidhen me territoret”, të cilat i cilësoi si thelbësore për kërkesat e Moskës.

Delegacioni ukrainas u udhëhoq nga Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

“Ne kemi një kornizë pune të dakorduar nga presidenti i Ukrainës dhe një mandat të qartë. Çështjet e sigurisë dhe ato humanitare janë në agjendë”, shkroi Umerov në Telegram.

“Po punojmë në mënyrë konstruktive, të përqendruar dhe pa pritshmëri të panevojshme. Detyra jonë është të avancojmë maksimalisht zgjidhjet që mund ta afrojnë paqen e qëndrueshme”, shtoi ai.

Këshilltarë të sigurisë nga katër vende evropiane, respektivisht nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia, thuhet se morën pjesë në bisedime.

Zyrtarët ukrainas pritej të kërkonin një armëpushim në sektorin energjetik dhe të sqaronin mënyrën e funksionimit të një mekanizmi monitorimi në rast arritjeje të një marrëveshjeje.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, para takimit paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke përgatitur një “sulm masiv”, duke argumentuar se presioni ushtarak nuk është zbutur pavarësisht rifillimit të negociatave.

Bisedimet po zhvillohen me dyer të mbyllura dhe nuk pritet ndonjë deklaratë e menjëhershme.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Meksika nuk do të merr pjesë si anëtare e plotë në Bordin e Paqes
Irani: Zhvilluam “bisedime serioze” me ShBA-në, ekziston një “rrugë e qartë” drejt një marrëveshjeje
Rusia, Kina dhe Irani dërgojnë anije për stërvitje të përbashkëta në Ngushticën e Hormuzit
Zyrtari polak: Türkiye është një nga aktorët që siguron stabilitetin në botë
Italia përballet me reagime politike për vendimin për t’iu bashkuar Bordit të Paqes si vëzhguese
ShBA-ja nënshkruan marrëveshje bërthamore me Sllovakinë dhe Hungarinë për sigurinë energjetike
Gjermania dhe Franca nisin "bisedimet strategjike" mbi bashkëpunimin në parandalimin bërthamor
Presidenti letonez: Politika e fuqive të mëdha është "e rrezikshme" për vendet baltike
Ministri i Jashtëm turk takohet me kreun e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës
Macron bën thirrje për një Evropë “guximtare”, e cila duhet ta formësojë vetë të ardhmen e sigurisë
Von der Leyen: Evropa duhet të mbrojë veten “në çdo kohë”
Türkiye hedh poshtë rezolutat “e pabazuara” të Parlamentit Evropian
Konferenca e Sigurisë në Mynih vazhdon në ditën e dytë me diskutime të nivelit të lartë
Kancelari gjerman: BE-ja duhet të ndërtojë partneritete me Türkiyen, Indinë dhe Brazilin
Portugalia miraton projektligjin për ta kufizuar aksesin e të miturve në mediat sociale
Gjykata e Lartë britanike e konsideron të paligjshëm ndalimin e grupit “Palestine Action”
Shefi i NATO-s, Rutte: Rusia po pëson “humbje marramendëse” në Ukrainë
Konferenca e Sigurisë në Mynih fillon mes shqetësimeve për shkatërrimin e rendit global
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë muajit të ardhshëm
Von der Leyen: Evropa duhet t’i përshpejtojë miratimet rregullatore për të qëndruar konkurruese