| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Gjermania dhe Franca nisin "bisedimet strategjike" mbi bashkëpunimin në parandalimin bërthamor
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të premten se ishte në bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me parandalimin bërthamor.
Gjermania dhe Franca nisin "bisedimet strategjike" mbi bashkëpunimin në parandalimin bërthamor
Gjermania dhe Franca nisin "bisedimet strategjike" mbi bashkëpunimin në parandalimin bërthamor / Reuters
16 Shkurt 2026

Gjermania dhe Franca kanë filluar "bisedime strategjike" mbi një bashkëpunim të mundshëm për parandalimin bërthamor, tha sot një zëdhënës i qeverisë.

"Për ne situata është e tillë që duke e pasur parasysh situatën politike globale, qeveria federale pranon menjëherë domosdoshmërinë e parandalimit bërthamor dhe dëshiron ta forcojë shtyllën evropiane dhe po zhvillon bisedime strategjike me Francën për këtë qëllim", u tha Sebastian Hille gazetarëve në Berlin.

"Qëllimi i bisedimeve është të shqyrtohet se si mund të arrihet një bashkëpunim më i ngushtë mbi parandalimin bërthamor. Bisedimet janë ende në fazat e tyre të hershme dhe është e qartë se nuk priten rezultate të shpejta", shtoi ai.

Hille theksoi se diskutimet dypalëshe nuk synojnë zëvendësimin e ombrellës bërthamore të ShBA-së në Gjermani.

"Nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e mburojës mbrojtëse të ShBA-së, por për plotësimin dhe forcimin e saj. ShBA-ja luan rol qendror në parandalimin bërthamor të NATO-s. Ky është rasti tani dhe duhet të mbetet i tillë edhe në të ardhmen. Qeveria gjermane është e përkushtuar fuqimisht ndaj këtij qëndrimi", tha ai.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të premten se ishte në bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me parandalimin bërthamor, mes shqetësimeve në rritje lidhur me angazhimet e sigurisë së ShBA-së ndaj Evropës.

"Kam zhvilluar bisedime konfidenciale me presidentin francez në lidhje me parandalimin bërthamor të Evropës", tha Merz në hapjen e Konferencës së 62-të të Sigurisë në Mynih.

Ai më parë tha se ishte i hapur që Franca ta zgjerojë parandalimin e saj bërthamor në Evropë. 

Gjermania, e cila nuk mund të sigurojë armët e veta atomike për shkak të detyrimeve të traktateve, tradicionalisht është mbështetur në ombrellën bërthamore të ShBA-së përmes pjesëmarrjes së saj në NATO.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Meksika nuk do të merr pjesë si anëtare e plotë në Bordin e Paqes
Raundi i tretë i bisedimeve trepalëshe për Ukrainën vazhdon nesër në Gjenevë
Irani: Zhvilluam “bisedime serioze” me ShBA-në, ekziston një “rrugë e qartë” drejt një marrëveshjeje
Rusia, Kina dhe Irani dërgojnë anije për stërvitje të përbashkëta në Ngushticën e Hormuzit
Zyrtari polak: Türkiye është një nga aktorët që siguron stabilitetin në botë
Italia përballet me reagime politike për vendimin për t’iu bashkuar Bordit të Paqes si vëzhguese
ShBA-ja nënshkruan marrëveshje bërthamore me Sllovakinë dhe Hungarinë për sigurinë energjetike
Presidenti letonez: Politika e fuqive të mëdha është "e rrezikshme" për vendet baltike
Ministri i Jashtëm turk takohet me kreun e Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës
Macron bën thirrje për një Evropë “guximtare”, e cila duhet ta formësojë vetë të ardhmen e sigurisë
Von der Leyen: Evropa duhet të mbrojë veten “në çdo kohë”
Türkiye hedh poshtë rezolutat “e pabazuara” të Parlamentit Evropian
Konferenca e Sigurisë në Mynih vazhdon në ditën e dytë me diskutime të nivelit të lartë
Kancelari gjerman: BE-ja duhet të ndërtojë partneritete me Türkiyen, Indinë dhe Brazilin
Portugalia miraton projektligjin për ta kufizuar aksesin e të miturve në mediat sociale
Gjykata e Lartë britanike e konsideron të paligjshëm ndalimin e grupit “Palestine Action”
Shefi i NATO-s, Rutte: Rusia po pëson “humbje marramendëse” në Ukrainë
Konferenca e Sigurisë në Mynih fillon mes shqetësimeve për shkatërrimin e rendit global
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë muajit të ardhshëm
Von der Leyen: Evropa duhet t’i përshpejtojë miratimet rregullatore për të qëndruar konkurruese