| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Forcat ajrore amerikane zbarkojnë në Izrael mes tensioneve të larta me Iranin
Presidenti amerikan Trump ka paralajmëruar për veprime ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje brenda 10–15 ditësh.
Forcat ajrore amerikane zbarkojnë në Izrael mes tensioneve të larta me Iranin
Forcat ajrore amerikane zbarkojnë në Izrael mes tensioneve të larta me Iranin / Reuters
17 orë më parë

Avionë amerikanë për furnizim ajror me karburant mbërritën të hënën në mbrëmje në aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit, në Izraelin qendror, mes tensioneve në rritje me Iranin.

Kanalet izraelite Channel 12 dhe Channel 13 publikuan pamje që, sipas tyre, tregojnë avionë ushtarakë amerikanë për furnizim me karburant menjëherë pas mbërritjes së tyre në aeroport.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara pritet të mblidhen sërish të enjten në Gjenevë të Zvicrës për të rifilluar diskutimet mbi një marrëveshje të mundshme bërthamore, mes rritjes së tensioneve rajonale dhe spekulimeve për një luftë të afërt.

Raundi i ri i bisedimeve vjen në një kohë kur ShBA-ja ka kryer një spostim të paprecedentë ushtarak në Gjirin Persik, kurse Irani, përmes Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ka zhvilluar një seri stërvitjesh ushtarake ditët e fundit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për veprime ushtarake kundër Iranit nëse një marrëveshje nuk arrihet brenda 10 deri në 15 ditësh.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë