9 Dhjetor 2025
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes ndau një postim në lidhje me personelin e Komandës së Forcave Ajrore që mori pjesë në Stërvitjen Poggio Dart-2025 të mbajtur në Itali.
Në një postim në llogarinë e ministrisë në NSosyal, platformën turke të mediave sociale thuhet se "U përfundua me sukses Stërvitja Poggio Dart-2025, në të cilën morëm pjesë me tre avionë F-4E/2020 dhe 51 personel nga Komanda e Parë e Bazës Kryesore të Avionëve Reaktivë për t’i demonstruar aftësitë, kapacitetet dhe nivelet e trajnimit të Forcave Ajrore Turke në një mjedis ndërkombëtar shumëplatformësh".
TË REKOMANDUARA
Gjithashtu, në postim u paraqitën edhe imazhe nga stërvitja.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
















