| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, Instituti "Yunus Emre" organizon iftar me kursantët e turqishtes
Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoğlu, u shpreh se muaji i Ramazanit është një muaj që ka në themelimin e tij "bashkimin e zemrave".
Shqipëri, Instituti "Yunus Emre" organizon iftar me kursantët e turqishtes
Shqipëri, Instituti "Yunus Emre" organizon iftar me kursantët e turqishtes / AA
5 orë më parë

Instituti "Yunus Emre" Tiranë ka organizuar një program iftari me kursantët e turqishtes të institutit.

Në iftarin e organizuar në ambientet e institutit ishin të pranishëm edhe drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoğlu, mësues dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Sakoglu u shpreh se muaji i Ramazanit është një muaj që ka në themelimin e tij "bashkimin e zemrave".

Sakoglu foli edhe rreth aktiviteteve të institutit në Shqipëri dhe në botë. "Në të gjitha aktivitetet tona kulturore mundohemi që t'u tregojmë të gjithëve lidhjen që ka Türkiye me Shqipërinë", tha Sakoğlu.

Institucionet turke në Shqipëri vazhdojnë organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë me rastin e muajit të Ramazanit.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë