Parlamenti shqiptar ka miratuar të enjten me 77 vota pro dhe 36 kundër projektligjin për barazinë gjinore.
Ky hap synon përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj Bashkimit Evropian.
Mungesa e efikasitetit të ligjit aktual për barazinë gjinoreu evidentua në raportet e BE-së, ndërsa projektligji i ri vjen si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ai përditëson ligjin e vitit 2008, duke e përafruar me standardet dhe zhvillimet ndërkombëtare për barazinë gjinore.
Sipas rekomandimeve të ardhura nga BE, miratimi i këtij ligji duhet të përfundojë brenda vitit 2025, si pjesë e përgatitjeve për hapjen e kapitujve themelorë të negociatave të anëtarësimit.
Projektligji garanton të drejta të barabarta për gratë dhe burrat në të gjitha fushat, duke e konsideruar barazinë gjinore si një nga parimet themelore të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.
Nisma synon të forcojë mbrojtjen nga diskriminimi dhe të sigurojë barazi reale ndërmjet burrave dhe grave, duke respektuar nocionet biologjike dhe parimet e Kushtetutës së Shqipërisë.






















