| Albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Izraeli shpall rrethimin e Rafahut në jug të Gazës
Ushtria izraelite thotë se ka përfunduar ndërtimin e Korridorit Morag për të izoluar Gazën jugore.
00:00
Izraeli shpall rrethimin e Rafahut në jug të Gazës
Izraeli shpall rrethimin e Rafahut në jug të Gazës / AA
 

Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se ka përfunduar rrethimin e qytetit Rafah dhe ka mbyllur ndërtimin e të ashtuquajturit Korridori Morag, duke e ndarë Rafahun nga Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Në një deklaratë, ushtria tha: “Forcat e Divizionit të 36-të kanë përfunduar rrethimin e Rafahut.”

Gjithashtu, sipas saj, në 24 orët e fundit trupat “kanë përfunduar hapjen e Korridorit Morag, i cili kalon përmes jugut të Gazës, midis Rafahut dhe Khan Younisit.”

Ky zhvillim pason një raport të gazetës Haaretz, e cila zbuloi se ushtria izraelite po përgatitet të përfshijë Rafahun, një zonë që përbën rreth një të pestën e Rripit të Gazës, në një të ashtuquajtur zonë tampon, ku palestinezëve do t’u ndalohet hyrja.

Gazeta e përshkroi këtë lëvizje si “zhdukje e qytetit”.

Sipas Haaretz, zona tampon e planifikuar shtrihet në rreth 75 kilometra katrorë dhe përfshin zonën midis korridoreve Philadelphia dhe Morag, duke përfshirë Rafahun dhe lagjet përreth.

Korridori Morag mban emrin e një vendbanimi izraelit të paligjshëm që ndodhej dikur në Gaza, përpara tërheqjes së njëanshme të Izraelit në vitin 2005. Ai shtrihet midis Khan Younisit dhe Rafahut në jug.

Më 2 prill, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë video: “Ne po marrim kontrollin e Korridorit Morag, i cili do të jetë një korridor shtesë për Philadelphi-në.”

Të enjten, grupi palestinez Hamas e akuzoi Netanyahun se po përpiqet të vendosë një status të ri në Rafah, me synim izolimin e Gazës nga pjesa tjetër e botës arabe.

Ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj të përgjakshme në Gaza më 18 mars, duke shkelur armëpushimin dhe marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve që ishte në fuqi që nga janari.

Që nga tetori i vitit 2023, më shumë se 50.900 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë janë vrarë nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) lëshoi në nëntor urdhërarreste për kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) për luftën e tij në enklavën palestineze.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
BE-ja: Izraeli të rihapë pikat kufitare të Gazës dhe të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare
Türkiye dhe 17 shtete të tjera dënojnë sulmin izraelit ndaj spitalit në Gaza
Gaza, foshnja 9-muajshe vdes nga i ftohti
Lewis Hamilton dënon gjenocidin në Gaza, i bën thirrje Izraelit të lejojë ndihmat humanitare
Gjykata izraelite refuzon lirimin e 14 mjekëve nga Gaza të mbajtur pa aktakuzë dhe pa gjyq
Gazetari palestinez dhe aktivistja e huaj plagosen nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor
"Mjekët pa Kufij": Izraeli po e minon sistemin shëndetësor të Gazës
Përmbytjet në Gaza lënë pa strehë 350 mijë palestinezë të zhvendosur
Katastrofë në Gaza: 68 milionë tonë rrënoja pas shkatërrimeve
Sulmet izraelite vrasin edhe dy palestinezë të tjerë në Gaza, duke përfshirë studenten e mjekësisë
Ushtria izraelite arreston 30 palestinezë gjatë bastisjeve të reja në Bregun Perëndimor
Rrethimi izraelit lë afro 80 mijë nxënës palestinezë pa mësim në Hebron të Bregut Perëndimor
Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit, tetë palestinezë të vrarë në Gaza
"Njerëzit po vdesin në mënyra të shumta": Zjarri në një tendë u merr jetën dy foshnjave në Gaza
Plagosen dy palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit
Izraeli vazhdon inkursionet në Khalil të Bregut Perëndimor për të gjashtën ditë radhazi
Gjashtë palestinezë të vrarë dhe 10 të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
BE-ja i kërkon Izraelit ta tërheqë tenderin nga zona E1: Minon zgjidhjen me dy shtete
Ushtria izraelite vret dy palestinezë në një sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor të pushtuar
Udhëheqësit e kishave në Kuds: Mungesa e llogaridhënies nxit sulmet e kolonëve izraelitë