| Albanian
SPORT
1 minuta leximi
Drita dhe Shkëndija shkruajnë histori, kualifikohen në Ligën e Konferencës
Për herë të parë në historinë e tyre, skuadrat e futbollit nga Gjilani dhe Tetova, respektivisht Drita dhe Shkëndija, do të garojnë në një kompeticion evropian të futbollit.
Drita dhe Shkëndija shkruajnë histori, kualifikohen në Ligën e Konferencës
Drita dhe Shkëndija shkruajnë histori, kualifikohen në Ligën e Konferencës / TRT Balkan AL

Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova për herë të parë në historinë e klubeve të tyre do të garojnë në një kompeticion evropian të futbollit, siç është Liga e Konferencës.

“Ky është një kapitull i artë për klubin, lojtarët dhe tifozët tanë Intelektualët, që kurrë nuk rreshtën së besuari. Gjilani sonte është kryeqyteti i krenarisë dhe futbollit kosovar”, shkroi klubi i Dritës në rrjetet sociale pas kualifikimit.

Ndërkohë, kuqezinjtë e Shkëndijës nga Tetova siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës javë më parë, pas fitores kundër Steauas në Bukuresht. Megjithatë, ata mbrëmë nuk arritën të sigurojnë një vend në Ligën e Evropës, pasi u eliminuan në përballjen ndaj Ludogoretsit në Bullgari.

Garat evropiane

Klubi i Ballkanit nga Suhareka është skuadra e parë në historinë e futbollit kosovar që arriti sezonet e kaluar të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian, konkretisht në Ligën e Konferencës. 

Nga ana tjetër, Skënderbeu i Korçës ka një histori edhe më të gjatë në Evropë. Klubi korçar ka arritur deri në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në disa edicione, duke qenë pionieri i parë i futbollit shqiptar që shijoi garat e mëdha evropiane në nivelet më të larta. 

BURIMI:TRT Balkan AL
Eksploro
Peshngritësi Rostami i siguron Kosovës medaljen e tetë në "Taranto 2026"
Premier Liga angleze thyen rekordin e shpenzimeve për transferimet e verës për të dytin vit radhazi
Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Taranto
Belgjikë, kryetari i qytetit Leuven refuzon të presë ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj klubit izraeli
Lionel Messi njofton tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar
Përcaktohen kundërshtarët e Egnatias në Ligën e Konferencës të UEFA-s
Istanbul Park do të presë garat e Formula 1 deri në sezonin 2031
Serbia tërheq ekipin e basketbollit nga Taranto, pritej përballja me Kosovën
Shqipëria siguron medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
Ceferin thotë se nuk do ta sfidojë presidentin e FIFA-s, Infantino, por i kërkon të japë dorëheqjen
Lojërat Mesdhetare rikthehen në Itali për edicionin e 20-të me atletë nga 26 vende
Pesë lojtarë të futbollit australian pezullohen ndërsa policia heton një raportim për sulm seksual
Edicioni i 20-të i Lojërave Mesdhetare do të bashkojnë atletë nga 26 vende
FIFA konfirmon largimin e zyrtarit të lartë Lamour, i cili kritikoi Infantinon
Republika e Irlandës tërheq mbështetjen për Infantinon, Irlanda e Veriut mbështet UEFA-n
Superkupa e Spanjës 2027 do të zhvillohet në Istanbul
Gjashtë drejtues të federatave arabe të futbollit, pro Infantinos mes thirrjeve për dorëheqjen e tij
Martohet Cristiano Ronaldo në Portugali
Rikthehet futbolli evropian, pesë ligat kryesore gati për sezonin e ri
FIFA mbron mandatin e Infantinos mes përçarjeve në rritje rreth lidershipit të tij