| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Sllovakia ndalon furnizimet me energji elektrike për Ukrainën, shkak konflikti i tubacionit Druzhba
Kryeministri sllovak kishte paralajmëruar më herët se, nëse furnizimet me naftë nuk riktheheshin deri të hënën, kompania shtetërore e transmetimit energjitik do të ndalonte mbështetjen emergjente me energji elektrike.
Sllovakia ndalon furnizimet me energji elektrike për Ukrainën, shkak konflikti i tubacionit Druzhba
Sllovakia ndalon furnizimet me energji elektrike për Ukrainën, shkak konflikti i tubacionit Druzhba / Reuters
19 orë më parë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, urdhëroi të hënën ndalimin e dërgesave emergjente të energjisë elektrike drejt Ukrainës, për shkak të një mosmarrëveshjeje që lidhet me tubacionin e naftës Druzhba, i cili furnizon me naftë të papërpunuar Sllovakinë dhe Hungarinë.

Fico shkroi në platformën X se kishte përmbushur paralajmërimin e dhënë të shtunën, sipas të cilit, nëse furnizimet me naftë përmes tubacionit nuk do të riktheheshin deri të hënën, kompania shtetërore sllovake e transmetimit të energjisë, SEPS, do të ndalonte mbështetjen emergjente me energji elektrike për Ukrainën.

“Vetëm në janar të vitit 2026, këto dërgesa emergjente, të nevojshme për stabilizimin e rrjetit energjetik ukrainas, ishin dy herë më të larta se për gjithë vitin 2025”, shkroi ai.

Tubacioni Druzhba, një rrugë kyçe tranziti për naftën ruse, u ndërpre pas një incidenti më 27 janar, për të cilin Kievi ka fajësuar sulmet me dronë nga Rusia. Megjithatë, zyrtarët hungarezë dhe sllovakë kanë akuzuar Ukrainën se po e vonon qëllimisht rinisjen e tubacionit për të fituar avantazh politik.

Pas ndalimit të dërgesave përmes tubacionit, Hungaria dhe Sllovakia vendosën të pezullojnë furnizimet me naftë dizel për Ukrainën si kundërpërgjigje.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë