Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, bëri thirrje për bashkimin e përpjekjeve për t’u dhënë fund padrejtësive ndaj fëmijëve, veçanërisht në zonat e luftës dhe konfliktit, me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve.
Në një mesazh të publikuar në llogarinë e saj në platformën NSosyal, Erdoğan tha se njerëzimi u ka borxh fëmijëve në zonat e luftës dhe konfliktit një botë më të drejtë.
“Ata duhet të kenë një të ardhme në të cilën luajnë të sigurt me shokët e tyre, zgjohen pa frikë të nesërmen dhe ëndërrojnë për të ardhmen. Ndërsa në Gaza, fëmijët nuk po arrijnë të jetojnë aq gjatë sa t’i përjetojnë këto gëzime”, thuhet në mesazhin e saj.
Ajo theksoi se kur bëhet fjalë për të drejtën e një fëmije për të jetuar, nuk duhet të jenë fëmijët ata që duhet të ngrenë zërin për t’u dëgjuar, por të rriturit që kanë përgjegjësinë për ta mbrojtur këtë të drejtë.
“Duke filluar nga Gaza, kudo që jeta e një fëmije është në rrezik dhe kudo që atij i rrëmbehet fëmijëria, duhet t’i bashkojmë forcat për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie. Uroj që 20 Nëntori, Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, ta shënojë fillimin e ditëve kur çdo fëmijë jeton në siguri dhe paqe”, tha Erdoğan.














