| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dhe Vietnami diskutojnë ngritjen e marrëdhënieve në nivelin e partneritetit strategjik
"Diskutuam synimin tonë për t'i ngritur marrëdhëniet Türkiye-Vietnam në nivelin e partneritetit strategjik, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit tonë ekonomik dhe tregtar në mënyrë të balancuar dhe të qëndrueshme", tha nënpresidenti turk.
Türkiye dhe Vietnami diskutojnë ngritjen e marrëdhënieve në nivelin e partneritetit strategjik
Türkiye dhe Vietnami diskutojnë ngritjen e marrëdhënieve në nivelin e partneritetit strategjik/ AA / َAA
 

Nënpresidenti turk, Cevdet Yilmaz, është takuar në Ankara me zëvendëskryeministrin vietnamez, Ho Quoc Dung, për të diskutuar ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në një postim të publikuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Yilmaz tha se takimi u zhvillua në Kompleksin Presidencial.

"Diskutuam synimin tonë për t'i ngritur marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Vietnamit në nivelin e partneritetit strategjik, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit tonë ekonomik dhe tregtar në mënyrë të balancuar dhe të qëndrueshme", tha ai.

Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit në fushën e transportit, aviacionit civil dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe mundësitë për nisma të përbashkëta në platformat ndërkombëtare, veçanërisht përmes Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Yilmaz falënderoi zëvendëskryeministrin vietnamez për vizitën dhe qasjen konstruktive në avancimin e bashkëpunimit dypalësh.