| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye do ta presë ngjarjen më të madhe hapësinore në botë, Kongresin Ndërkombëtar të Astronautikës
Eventi kryesor do të mbledhë mbi 10.000 profesionistë të hapësirës në Antalya, nga 5 deri më 9 tetor.
Türkiye do ta presë ngjarjen më të madhe hapësinore në botë, Kongresin Ndërkombëtar të Astronautikës
Türkiye do ta presë ngjarjen më të madhe hapësinore në botë, Kongresin Ndërkombëtar të Astronautikës
9 Janar 2026

Türkiye do ta presë ngjarjen më të madhe hapësinore në botë, Kongresin Ndërkombëtar i Astronautikës (IAC), nga data 5 deri më 9 tetor të këtij viti, në qytetin turistik mesdhetar të Antalyas, njoftoi të premten ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë.

“Po i vazhdojmë me ritëm të shpejtë përgatitjet për këtë organizim madhor, i cili do të shërbejë si pikë takimi për shkencëtarë, studentë, sipërmarrës, kompani hapësinore dhe agjenci të hapësirës nga shumë vende”, shkroi ministri Mehmet Fatih Kacir në platformën X.

Ai theksoi se përgatitjet për këtë event në shkallë të gjerë po vijojnë intensivisht dhe se kongresi do të jetë një pikëtakim për komunitetin ndërkombëtar të shkencës dhe industrisë së hapësirës.

Kacir bëri të ditur gjithashtu se në ministri është mbajtur mbledhja e komitetit drejtues të Kongresit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve partnere.

“Do të lëmë gjurmë në një event që i shkon për shtati vendit tonë, që i shpall botës ngritjen e Türkiyes në shkencën dhe teknologjinë hapësinore përmes Programit Kombëtar Hapësinor që kemi vënë në jetë nën udhëheqjen e presidentit tonë, Shkëlqesisë së Tij Recep Tayyip Erdoğan, dhe që siguron që përpjekjet hapësinore t’i shërbejnë së ardhmes së përbashkët të njerëzimit”, shtoi ministri.

Muajin e kaluar, kryetari i Agjencisë Hapësinore Turke (TUA), Yusuf Kıraç, deklaroi se eventi do të mbledhë mbi 10.000 profesionistë të hapësirës në Türkiye, duke shënuar një pikë kthese historike për vizionin hapësinor të vendit.

Kıraç u bëri thirrje akademikëve dhe të rinjve që të marrin pjesë në kongres, duke theksuar se ai do t’u ofrojë mundësinë të publikojnë punimet e tyre shkencore dhe të takohen me drejtues të kompanive të nivelit të lartë që do të marrin pjesë në këtë event.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë