| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Erdoğan: Türkiye e sheh sovranitetin digjital të pandashëm nga siguria kombëtare
Pavarësia e plotë nuk mund të konsiderohet veçmas nga pavarësia teknologjike, thotë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Erdoğan: Türkiye e sheh sovranitetin digjital të pandashëm nga siguria kombëtare
Erdoğan: Türkiye e sheh sovranitetin digjital të pandashëm nga siguria kombëtare / AA
12 orë më parë

Türkiye e konsideron sovranitetin digjital në sektorin e mbrojtjes si pjesë të pandashme të sigurisë së saj kombëtare, tha të martën presidenti i vendit, duke shtuar se: “Türkiye tashmë projekton teknologjinë e saj, prodhon softuerin e vet dhe eksporton produktet e saj në mbarë botën.”

Duke folur në ceremoninë për Sancar, një mjet i ri detar pa pilot turk, Recep Tayyip Erdoğan tha: “Sancar përforcon kapacitetet tona pa pilot në det, duke rritur sigurinë, efektivitetin dhe aftësinë tonë të mbikëqyrjes.”

Sancar u zhvillua nga kompania turke e mbrojtjes Havelsan dhe kantieri detar Yonca për nevojat e marinave moderne. Ai është mjeti i parë detar pa pilot që Havelsan ka zhvilluar duke përdorur ADVENT ROTA (Sistemi i Menaxhimit të Integruar të Luftimit të Mbështetur në Rrjet) si sistem misioni.

Gjatë ceremonisë u hapën gjithashtu edhe objektet e reja të Havelsanit.

Erdoğan theksoi se investimet e Havelsan janë vazhdimësi e hapave strategjikë që do të rrisin kapacitetin gjithëpërfshirës dhe ndikimin e ekosistemit turk të mbrojtjes.

Kur të përfundojë, kompleksi i Havelsanit do të jetë objekti më i madh në Evropë për prodhimin dhe integrimin e teknologjive të simulimit, shtoi ai.

Erdoğan tha se një vend nuk mund të flasë për një të ardhme të sigurt nëse softueri i tij nuk është kombëtar, pasi pavarësia e plotë nuk mund të konsiderohet veçmas nga pavarësia teknologjike.

Ai shtoi se Türkiye tashmë zbaton një model zbulimi, diagnostikimi dhe goditjeje duke përdorur teknologjinë e saj vendase dhe kombëtare.