| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë
"Raportet që pretendojnë se Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë tërhequr nga disa zona të rajonit të 'Burimit të Paqes' nuk janë të vërteta. TSK-ja vazhdon aktivitetet e saj në rajon në koordinim me qeverinë siriane".
Türkiye mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë
Türkiye mohon raportet për tërheqjen e trupave nga postet ushtarake në veri të Sirisë / AA
8 orë më parë

Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes ka mohuar raportet që pretendojnë se trupat turke janë tërhequr nga postet ushtarake në veri të Sirisë pranë kufirit turk,.

"Raportet që pretendojnë se Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë tërhequr nga disa zona të rajonit të 'Burimit të Paqes' nuk janë të vërteta. TSK-ja vazhdon aktivitetet e saj në rajon në koordinim me qeverinë siriane", thanë burime nga ministria

Burimet e ministrisë paralajmëruan kundër asaj që e përshkruan si dezinformim i qëllimshëm dhe i bënë thirrje publikut të mbështetet vetëm në deklaratat zyrtare.

Në veri të Sirisë, Türkiye që nga viti 2016 ka kryer një sërë operacionesh të suksesshme antiterroriste, përfshirë: "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2019) dhe "Burimi i Paqes" (2019), me qëllim për ta parandaluar krijimin e një korridori terrorist dhe për ta siguruar vendosjen paqësore të banorëve vendas.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë