| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
FSK-ja angazhohet në mision kërkim-shpëtimi në Shqipëri
Qeveria e Republikës së Kosovës njoftoi se ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e një kontingjenti të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare të FSK-së.
FSK-ja angazhohet në mision kërkim-shpëtimi në Shqipëri
FSK-ja angazhohet në mision kërkim-shpëtimi në Shqipëri / AA
6 orë më parë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është angazhuar në një mision kërkim-shpëtimi në Republikën e Shqipërisë, pas kërkesës zyrtare të autoriteteve shqiptare, transmeton Anadolu.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të 286-të, njoftoi se ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e një kontingjenti të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare të FSK-së.

Kontingjenti i FSK-së prej 13 pjesëtarësh tashmë i është bashkuar operacionit në qytetin e Klosit, ku po zhvillohen kërkimet për gjetjen e një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.

Angazhimi i FSK-së vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndihmës së ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në raste emergjente dhe operacione humanitare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë