Shqipëri, gratë përbëjnë përqindjen më të madhe të popullsisë
RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëri, gratë përbëjnë përqindjen më të madhe të popullsisëKrahasuar me fundin e vitit 2024, sipas INSTAT-it popullsia e burrave u ul me 1,3 për qind, ndërsa ajo e grave me 1,0 për qind.
Shqipëri, gratë përbëjnë përqindjen më të madhe të popullsisë

Në Shqipëri, gratë vijojnë të përbëjnë shumicën e popullsisë, edhe pse lindin më shumë djem sesa vajza.

Sipas raportit të INSTAT “Gratë dhe burrat në Shqipëri 2026”, në fund të vitit 2025 vendi kishte rreth 2,34 milionë banorë, prej të cilëve 50,6 për qind ishin gra dhe 49,4 për qind burra. Në total, rezultuan rreth 28 mijë gra më shumë se burra.

Gjatë vitit 2025 u regjistruan 22.541 lindje, me një raport prej 108 djemsh për çdo 100 vajza.

Në arsim, vajzat përbënin 65,3 për qind të të diplomuarve në arsimin e lartë gjatë vitit akademik 2024-2025. Gratë dominonin edhe në stafin mësimor, duke përbërë 79,6 për qind të mësuesve në arsimin 9-vjeçar dhe 71,7 për qind në arsimin e mesëm e të lartë.

Në tregun e punës, diferencat mbeten më të dukshme. Në vitin 2025, shkalla e punësimit ishte 76 për qind për burrat dhe 62,7 për qind për gratë, ndërsa papunësia ishte më e lartë te gratë, me 10,6 për qind, kundrejt 8,2 për qind te burrat.

Paga mesatare mujore bruto e grave ishte 4,6 për qind më e ulët se ajo e burrave.

Edhe përgjegjësitë familjare mbeten kryesisht mbi gratë: ndër personat ekonomikisht joaktivë, 15,1 për qind e grave deklaruan detyrat shtëpiake si aktivitetin e tyre kryesor, krahasuar me vetëm 0,7 për qind të burrave.

Në vendimmarrje, gratë përbënin 35 për qind të deputetëve në Kuvend, 37,5 për qind të ambasadorëve dhe 31,6 për qind të pronarëve ose administratorëve të ndërmarrjeve aktive.

Sa i përket treguesve socialë, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2024 ishte 19,5 për qind për gratë dhe 18,9 për qind për burrat.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë