| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine
Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sasia është bllokuar në magazinën e subjektit. Aktualisht janë në pritje të rezultateve për 25 tonë misër, ndërsa 25 tonë të tjera nga kjo sasi pritet të asgjësohen.
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine / Getty Images
14 Nëntor 2025

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) i Elbasanit ka bllokuar 50 tonë misër blegtoral të importuar nga Serbia, pas konstatimit të pranisë së aflatoksinës B1, një substancë toksike që përbën rrezik serioz për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve.

Sipas raportimit të përgjegjësit të sektorit të ushqimit në AKU Elbasan, Firdus Kurti, dy ngarkesa me misër serb rezultuan pozitive me aflatoksinë pas analizave laboratorike.

“Kjo sasi është bllokuar në magazinën e subjektit”, tha përgjegjësi i sektorit, teksa shpjegoi se, “aktualisht, për 25 tonë misër inspektorët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë të tjera nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe kontrollet paraprake”.

AKU-ja ka intensifikuar kontrollet në të gjitha subjektet tregtare, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

BURIMI:ATA