| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Përfundon Forumi i Dohas mes sfidave globale që mbizoteruan agjendën
Pjesëmarrësit, përfshirë ministra, diplomatë dhe ekspertë, u mblodhën për të adresuar sfidat më urgjente gjeopolitike, humanitare, ekonomike dhe teknologjike të botës.
Përfundon Forumi i Dohas mes sfidave globale që mbizoteruan agjendën
Forumi i Dohës përfundon mes sfidave globale që dominuan agjendën / TRT Balkan
7 Dhjetor 2025

Edicioni i 23-të i Forumit të Dohas ka përfunduar në kryeqytetin e Katarit të dielën pas dy ditësh diskutimesh të nivelit të lartë që tërhoqën më shumë se 6 mijë pjesëmarrës nga mbi 150 vende.

I organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit, forumi i këtij viti u mbajt nën temën “Drejtësia në veprim: Përtej premtimeve për progres”.

Pjesëmarrësit, përfshirë ministra, diplomatë dhe ekspertë, u mblodhën për të adresuar sfidat më urgjente gjeopolitike, humanitare, ekonomike dhe teknologjike të botës.

Ngjarja 2-ditore mblodhi së bashku liderë global, përfshirë presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, ministrin turk të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministrin spanjoll të Punëve të Jashtme, Jose Manuel Albares, presidentin dhe shefin ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende, ish-sekretaren e Shtetit të ShBA-së, Hillary Clinton dhe bashkë-themeluesin dhe ish-shefin ekzekutiv të kompanisë Microsoft, Bill Gates.

Anadolu është partneri global i komunikimit i ngjarjes.

Programi i vitit 2025, i zhvilluar me grupe ekspertësh dhe institucione kërkimore globale, paraqiti shumë seanca, duke përfshirë “Llogaridhënia për Gazën: Rivlerësimi i përgjegjësive globale dhe rrugëve drejt paqes”, “Marrëdhëniet mes Gjirit dhe BE-së në epokën e izolimit strategjik”, “Inteligjenca artificiale si shpatë me dy tehe: Strategji për përdorim të përgjegjshëm në fushën ushtarake” dhe “Marrëdhëniet ShBA-Kinë: Lundrimi në rreziqet dhe mundësitë e një rendi global në ndryshim”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë