Ndërprerjet e Internetit gjatë vitit 2025 shkaktuan probleme lidhjeje në platforma të ndryshme, duke prekur miliona përdorues.
Ndërprerjet prekën veçanërisht platformat video-on-demand, lojërat video dhe platformat e komunikimit këtë vit, duke treguar si dobësinë, ashtu edhe domosdoshmërinë e shërbimeve digjitale në jetën e përditshme.
Shumë platforma mbështeten tek disa ofrues të pakët të shërbimeve cloud dhe sistemeve kryesore, prandaj infrastrukturat e centralizuara luajtën rol kyç në këto ndërprerje që shënuan vitin, duke shkaktuar ndërlidhje të njëpasnjëshme ndër shumë shërbime në të njëjtën kohë.
Rreth 17 milionë përdorues globalë u prekën nga ndërprerja më e gjatë e vitit, kur një problem tek Amazon Web Services (AWS) paralizoi Internetin në tetor, sipas të dhënave të firmës për matjen e shpejtësisë dhe cilësisë së Internetit Ookla dhe monitoruesit të ndërprerjeve Downdetector.
Ndërprerja e AWS-it ndodhi në një pikë të vetme të serverit US-EAST, duke bllokuar aksesin në platforma si Snapchat, Netflix dhe disa faqe e-commerce për një kohë të gjatë.
Ndërprerja e dytë më e madhe e vitit ishte në shkurt, kur sistemet e brendshme të Sony kufizuan aksesin e 3.9 milionë përdoruesve në PlayStation Network, infrastruktura online për PlayStation, për mbi 24 orë.
Të paktën 3.3 milionë përdorues raportuan probleme me Internetin në nëntor për shkak të çështjeve të lidhura me Cloudflare. Ndërprerja e tretë më e madhe e vitit zgjati rreth pesë orë dhe u shkaktua nga një problem në infrastrukturën kryesore cloud të Cloudflare.
Gjithashtu, rreth 3 milionë përdorues raportuan ndërprerje në YouTube në tetor, ndërsa të paktën 2 milionë përdorues bënë ankesa për një ndërprerje që prekiste rrjetin social X me bazë në ShBA.
Në 2025, 1.4 milionë përdorues raportuan se nuk mund të qaseshin në Google Cloud dhe Cloudflare, ndërsa rreth 1.1 milionë përdorues raportuan ndërprerje në Spotify, 890.000 përdorues ankuan për WhatsApp, 877.000 persona raportuan pamundësi aksesimi në Vodafone UK, dhe në maj rreth 841.000 persona raportuan ndërprerje në X.
ShBA dhe Kanadaja ishin rajonet më të prekura gjatë ndërprerjeve të AWS US-EAST, PlayStation Network dhe Cloudflare.
Të paktën 1.6 milionë përdorues globalë nuk mund të qasen në PlayStation Network gjatë ndërprerjes, ndërsa 1.5 milionë persona kishin akses të kufizuar në YouTube, dhe 1.2 milionë në shërbimet AWS gjatë tre ndërprerjeve më të mëdha të vitit.
Në rajone të tjera, më shumë probleme lidhjeje u shënuan në Europë, ku 1.7 milionë persona raportuan mungesë akses në PlayStation Network, ndërsa në Azi-Paqësor rreth 654,000 persona raportuan pamundësi aksesimi në platformën X, rreth 183,000 në Amerikën Latine përjetuan mungesa në YouTube, dhe 28,000 përdorues në Lindjen e Mesme dhe Afrikë raportuan ndërprerje të Cloudflare.
























