| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Trump përshëndet lirimin e të burgosurve politikë në Venezuelë
"Dua të falënderoj udhëheqjen e Venezuelës që pranoi këtë gjest të fuqishëm humanitar", tha presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump përshëndet lirimin e të burgosurve politikë në Venezuelë
Trump përshëndet lirimin e të burgosurve politikë në Venezuelë / TRT Balkan
20 orë më parë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump përshëndeti lirimin e të burgosurve politikë në Venezuelë.

"Jam i kënaqur të raportoj se Venezuela po liron të burgosurit e saj politikë me një ritëm të shpejtë, i cili ritëm do të rritet gjatë periudhës së shkurtër kohore në të ardhmen", tha Trump në platformën e tij Truth Social.

"Dua të falënderoj udhëheqjen e Venezuelës që pranoi këtë gjest të fuqishëm humanitar", shtoi ai.

Autoritetet venezueliane kanë liruar më shumë se 100 persona të identifikuar si të burgosur politikë, tha të dielën grupi i të drejtave të njeriut "Foro Penal" me seli në Karakas.

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, në paraqitjen e saj të parë në media që kur Maduro u kap nga forcat speciale amerikane më 3 janar tha se të burgosurit e kapur nën presidencën e Nicolas Maduros do të lirohen.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë