| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
YTB organizon programin “Iftari i Vëllazërisë së Ballkanit” në Shkup
“Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Türkiye e hapi sërish zemrën për gjithë gjeografinë tonë shpirtërore dhe frytet e kësaj i shohim në këto tubime të bukura", tha Erdoğan.
YTB organizon programin “Iftari i Vëllazërisë së Ballkanit” në Shkup
YTB organizon programin “Iftari i Vëllazërisë së Ballkanit” në Shkup / TRT Balkan
8 orë më parë

Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) organizoi në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut programin “Iftari i Vëllazërisë së Ballkanit”.

Në programin e iftarit të mbajtur në një hotel në Shkup morën pjesë kryetari i Bordit të Besimit të Fondacionit "Ilim Yayma", Bilal Erdoğan, ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i YTB-së, Abdulhadi Turus, presidenti i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren, nënkryetarët e AK Partisë, Hasan Basri Yalçın dhe Zafer Sırakaya, kryetari i Bordit Drejtues të IBU-së, Bilal Sucubaşı, rektori i IBU-së Prof. Dr. Lütfi Sunar, deputetë nga Maqedonia e Veriut, studentë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij, Erdoğan falënderoi YTB-në për organizimin e programit të iftarit dhe shprehu kënaqësinë për hapjen në fillim të Ramazanit të xhamisë së re në Shkup, ndërtuar nga Fondacioni Diyanet i Türkiyes (TDV).

Duke theksuar se marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut po japin fryte të bukura, Erdoğan tha: “Si Türkiye, lidhja dhe interesi ynë për Ballkanin janë krejt të veçanta”.

“Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Türkiye e hapi sërish zemrën për gjithë gjeografinë tonë shpirtërore dhe frytet e kësaj i shohim në këto tubime të bukura", shtoi ai.

“Ballkani është ndër rajonet me rëndësi të madhe për politikën e jashtme të Türkiyes

Ambasadori Ulusoy, nga ana e tij, theksoi se Türkiye është pjesë e pandashme e Ballkanit për shkak të pozitës gjeografike, historisë dhe lidhjeve kulturore, duke shtuar se Ballkani zë një vend shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme të Türkiyes.

Ulusoy gjithsashtu theksoi rëndësinë që Türkiye i kushton sigurisë, mirëqenies dhe stabilitetit të rajonit.

Ndërkaq, Turus tha se njerëzit e rritur në Ballkan i kanë sjellë vlera të mëdha Türkiyes dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në iftarin e vëllazërisë.

Eren, presidenti i TİKA-s, bëri të ditur se gjatë muajit të Ramazanit TİKA do të arrijë te rreth 600 mijë njerëz në 95 vende të botës.

Duke e cilësuar Shkupin si një nga qytetet më të rëndësishme të Rumelisë, Eren tha: “Ne, si turq të Trakisë Perëndimore, e dimë shumë mirë çfarë do të thotë të jesh larg atdheut dhe të jetosh nën presion, duke ruajtur identitetin tënd".

“Do të vazhdojmë të jemi së bashku në gjithë Ballkanin”

Hasan Basri Yalçın u shpreh i kënaqur që ndodhej në Shkup dhe tha se, në përputhje me vizionin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në gjithë hapësirën ballkanike dhe të marrin pjesë në aktivitete të tilla.

Ndërkaq, Zafer Sırakaya përcolli përshëndetjet e presidentit Erdoğan, duke theksuar se ai ndjek nga afër çështjet e qytetarëve dhe bashkëkombësve në Ballkan.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Samiti i NATO-s në Tiranë, Vengu: Planifikimi gati deri në maj
Hungaria do ta mbështesë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Spiropali për dialogun Kosovë-Serbi: Mbetet rruga për një zgjidhje të qëndrueshme
Vuçiq paralajmëron Sorensenin për Ligjin e ri për të huajt në Kosovë
Shqipëria finalizon anëtarësimin në Bordin e Paqes, Instrumenti i Ratifikimit i depozitohet ShBA-së
Konjufca në Vjenë: Austria mbetet një nga partnerët më të afërt të Kosovës në Evropë
Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në vendkalimin kufitar Merdare
Kryeministri Kurti shpreh mbështetje për Ukrainën në 4-vjetorin e luftës
Zv/kryeministi RMV-së, Sali në Kiev: Integrimi i dy vendeve në BE mbetet prioritet
Më shumë se tri dekada pas luftës në BeH janë ekshumuar mbetje mortore të një vikti
Kurti: Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes
Shqipëria dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për sigurimet shoqërore
Shqipëri, prezantohet fushata që synon parandalimin e krimit të të rinjve
Fajon me ministren palestineze Shahin: Sllovenia do të vazhdojë mbështetjen për Palestinën
Vengu takon homologun hungarez: Shqipëria dhe Hungaria kanë ndërtuar partneritet të ngushtë
Spiropali: Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën
Në Shqipëri opozita vazhdon protestën "Foltore"
Kurti: Kosova e gatshme të kontribuojë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Presidenti kroat kërkon t’i japë fund bashkëpunimit ushtarak me Izraelin
Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes