| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria finalizon anëtarësimin në Bordin e Paqes, Instrumenti i Ratifikimit i depozitohet ShBA-së
Depozitimi i Instrumentit të Ratifikimit pranë qeverisë së ShBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë.
Shqipëria finalizon anëtarësimin në Bordin e Paqes, Instrumenti i Ratifikimit i depozitohet ShBA-së
Shqipëria finalizon anëtarësimin në Bordin e Paqes, Instrumenti i Ratifikimit i depozitohet ShBA-së / Reuters
19 orë më parë

Ambasada e Shqipërisë në ShBA ka bërë të ditur se qeveria e Shqipërisë ka depozituar sot pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. 

Në njoftim theksohet se ky hap finalizon angazhimin e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Edi Rama, teksa nënvizohet roli aktiv i vendit në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë qeverisë së ShBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë”, shkruhet më tej.

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi më 22 janar marrëveshjen për pjesëmarrjen e vendit në Kartën e Bordit të Paqes. Ndërkaq, në mbledhjen e parë inaguruese të Bordit, më 19 shkurt, Shqipëria, e përfaqësuar nga Edi Rama, konfirmoi se do të dërgojë trupa në Gaza, në kuadër të forcave ndërkombëtare stabilizuese. 

BURIMI:ATA