| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Kremlini: Raundi i ardhshëm i bisedimeve Rusi-Ukrainë-ShBA mund të mbahet në Stamboll
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Peskovi theksoi se të gjithë pjesëmarrësit në negociatat për Ukrainën kanë një qëndrim pozitiv ndaj Stambollit si platformë për zhvillimin e bisedimeve.
Kremlini: Raundi i ardhshëm i bisedimeve Rusi-Ukrainë-ShBA mund të mbahet në Stamboll
Kremlini thotë se raundi i ardhshëm i bisedimeve Rusi-Ukrainë-ShBA mund të mbahet në Istanbul / AP
2 orë më parë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të mërkurën se raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Rusisë, Ukrainës dhe ShBA-së mund të zhvillohet në Stamboll.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Moskë, Peskovi theksoi se të gjithë pjesëmarrësit në negociatat për Ukrainën kanë një qëndrim pozitiv ndaj Stambollit si platformë për zhvillimin e bisedimeve, prandaj konsultimet mund të vazhdojnë në metropolin më të madh turk.

“Sigurisht që ekziston opsioni i Stambollit dhe të gjitha palët kanë një qëndrim shumë pozitiv ndaj tij”, tha ai.

Peskovi falënderoi gjithashtu udhëheqjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën në organizimin e raundeve të mëparshme të bisedimeve dhe për atmosferën e krijuar gjatë tyre.

“Sigurisht, të gjithë e vlerësojnë shumë atmosferën që autoritetet e Emirateve krijuan për këto negociata trepalëshe dhe mbeten mirënjohës ndaj udhëheqjes së Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën në organizimin e procesit të negociatave”, u shpreh ai.

Duke folur për ndërprerjet e internetit në Rusi, Peskovi bëri me dije se ato do të vazhdojnë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme” për të garantuar “sigurinë”.

Eksploro
Trump e quan “gabim të madh” emërimin e Mojtaba Khameneit si udhëheqës të ri suprem të Iranit
Putin: Rusia gati ta furnizojë Evropën me energji nëse tregohet interes
Vendet e G7-ës mund t’i përdorin rezervat strategjike të naftës
Libani bën thirrje për negociata të drejtpërdrejta me Izraelin nën mbikëqyrje ndërkombëtare
Macroni: Franca dhe aleatët po përgatisin mision detar për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti çek: Shpenzimet e reduktuara të mbrojtjes mund të dëmtojnë besueshmërinë
Trump thotë se vendimi për përfundimin e luftës me Iranin do të merret së bashku me Izraelin
Rama: Dezinformim lajmet për sulme ndaj Shqipërisë, jemi anëtare e NATO-s
Trump pretendon se Irani është “dorëzuar” para vendeve fqinje, paralajmëron për sulme të tjera
Rubio u thotë ministrave arabë se lufta me Iranin mund të zgjasë “edhe disa javë”
Raporti: Kina po shqyrton ndihmë financiare dhe komponentë armësh për Iranin mes luftës
Kryeministri spanjoll paralajmëron se lufta me Iranin është “kërcënim për paqen botërore”
Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen e Mesme, nuk do të përfshihet në konflikt
Trumpi: Qeveria e Iranit duhet të rrëzohet, ka disa kandidatë për "udhëheqës të mirë"
Erdoğan: Ankaraja nuk tregon “asnjë hezitim” në mbrojtjen e kufijve dhe hapësirës ajrore
Presidenti turk dhe kryeministri malajzian diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale
Presidenti i Azerbajxhanit akuzon Iranin për "akt terrorist" pas sulmit me dron në Nakhchivan
Meloni: Italia nuk do t’i bashkohet luftës kundër Iranit
Rusia do të shqyrtojë ndërprerjen e furnizimit me gaz për Evropën
Kosovë, Haxhiu: S’mund të thërrasë seancë për zgjedhjen e presidentit, ka vetëm një kandidat