Dega japoneze e kompanisë amerikane të rrjeteve sociale Instagram tha se planifikon të prezantojë këtë vit një veçori që do të njoftojë prindërit nëse fëmijët e tyre kërkojnë përmbajtje që lidhet me vetëvrasjen ose me vetëlëndimin.
Platforma, në pronësi të Metas, planifikon të prezantojë një veçori që kufizon aksesin në përmbajtje që lidhet me drogën dhe sjelljen e rrezikshme, raportoi sot “The Japan News”.
Sipas sistemit të ri, prindërit e përdoruesve të moshës 13 deri në 17 vjeç që kërkojnë vazhdimisht përmbajtje që lidhet me vetëvrasjen do të marrin njoftime përmes aplikacionit ose emailit nëse llogaria e tyre është e lidhur me atë të fëmijës së tyre.
Kjo veçori ka qenë më parë e disponueshme në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Një veçori e veçantë do të kufizojë qasjen e adoleshentëve ndaj përmbajtjes me materiale që lidhen me drogën, gjuhë ekstreme si kërcënime dhe akte të rrezikshme si përshembull të shtënat me armë.
Shfaqja e postimeve që përfshijnë imazhe seksuale, alkool ose duhan është tashmë e kufizuar për sa i përket dukshmërisë në platformë.






















