| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kryediplomati maqedonas në Bruksel, rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave evropiane
"Rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë ndaj rrugës evropiane, me fokus në arritjen e rezultateve konkrete të reformave dhe përputhjen e plotë me standardet e BE-së", shkruan Timço Mucunski.
Kryediplomati maqedonas në Bruksel, rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave evropiane
Kryediplomati maqedonas në Bruksel, rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave evropiane / User Upload
11 orë më parë

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka rikonfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj reformave dhe standardeve evropiane.

Mucunski, në platformën sociale të kompanisë amerikane X, ka informuar rreth vizitës së tij në Bruksel.

Ai njoftoi se ka takuar përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Grupin e Punës për Zgjerim dhe Shtetet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA).

​​​​​​​"Rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë ndaj rrugës evropiane, me fokus në arritjen e rezultateve konkrete të reformave dhe përputhjen e plotë me standardet e BE-së. Paraqita progresin mbi agjendën e reformave dhe koordinimin institucional në vazhdim. Theksova nevojën për një proces anëtarësimi të qartë, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita si një interes i përbashkët", ka shkruar ai.

Mucunski ndodhet në Bruksel për një vizitë pune dyditore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë