| albanian
LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
ShBA-ja do të dërgojë 200 ushtarë në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza
Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM) do të krijojë një "qendër koordinimi civilo-ushtarake" në Izrael, njoftuan zyrtarët duke deklaruar se kjo strukturë do të "lehtësojë rrjedhën e ndihmës humanitare, si dhe mbështetjen logjistike dhe të sigurisë".
ShBA-ja do të dërgojë 200 ushtarë në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza
ShBA-ja do të dërgojë 200 ushtarë në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza
10 Tetor 2025

Pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) do të dërgojnë 200 ushtarë në Izrael për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, e cila pritet të hyjë në fuqi.

Zyrtarët amerikanë lidhur me çështjen kanë bërë deklarata për Associated Press (AP) me kusht që emrat e tyre të mbeten në anonimitet.

Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM) do të krijojë një "qendër koordinimi civilo-ushtarake" në Izrael, njoftuan zyrtarët duke deklaruar se kjo strukturë do të "lehtësojë rrjedhën e ndihmës humanitare, si dhe mbështetjen logjistike dhe të sigurisë".

Zyrtarët thanë se ShBA-ja do të dërgojë afërsisht 200 trupa në Izrael, si pjesë e një ekipi në të cilin përfshihen vende partnere dhe organizata të shoqërisë civile, për të mbështetur dhe monitoruar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, e cila pritet të hyjë në fuqi.

Një nga zyrtarët pretendoi se ekipi i ri "do të ndihmojë në monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit dhe kalimin në një qeveri civile në Gaza".

Pasi shpjeguan se në Gaza nuk do të dërgohet asnjë ushtar amerikan, zyrtarët kanë vënë në dukje se disa nga trupat kanë mbërritur dhe do të vazhdojnë të udhëtojnë në rajon gjatë gjithë fundjavës për të filluar punën për krijimin e qendrës.

Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza.

Edhe Hamasi konfirmoi gjithashtu se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës dhe shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e Türkiyes, Katarit, Egjiptit dhe Presidentit të ShBA-së Trump.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se pas marrëveshjes për armëpushim në Gaza që u arrit gjatë bisedimeve në Egjipt, ata do të thërrisnin një mbledhje të kabinetit për të miratuar një marrëveshje armëpushimi për kthimin e pengjeve izraelite.

Një mbledhje e kabinetit izraelit u mbajt për të diskutuar marrëveshjen për armëpushimin në Gaza, ku qeveria izraelite miratoi marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës sipas planit të presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Eksploro
Stuhitë përmbytin tendat, familjet në Gaza përballen me dimrin e ashpër
Fraksionet palestineze: ShBA-ja synon të imponojë kontroll të jashtëm në Gaza
Hamasi merr listën e rreth 1.500 të burgosurve të Gazës të mbajtur nga Izraeli
Reshjet e dendura në Khan Younis të Gazës përmbysin tendat e civilëve të zhvendosur
OKB-ja: Izraeli refuzon 23 kërkesa për ndihmë në Gaza duke lënë miliona mjete strehimi të bllokuara
Zyrtari i OKB-së dënon sulmet e "neveritshme" nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve
Pep Guardiola: Dueli Kataloni-Palestinë më shumë sesa një ndeshje futbolli
Hamas dorëzon trupin e një pengu tjetër izraelit në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza
OKB-ja “dënon fuqishëm” sulmin e kolonëve të paligjshëm izraelitë në xhaminë e Bregut Perëndimor
Nxënësit në Gaza festojnë rezultatet e provimit të maturës mes rrënojave
Rubio: Po bëhet "progres i mirë" në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor
OKB-ja: Më shumë se 282 mijë shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në Gaza
Numër i kufizuar kamionësh me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Gaza
Rritet në 69.185 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Izraeli kryen sulm ajror në pjesën jugore të Gazës pavarësisht armëpushimit
UNICEF-i: Në ditën e parë të fushatës në Gaza u vaksinuan 2.400 fëmijë
Çifti i moshuar nga Gaza, që humbi 5 fëmijë, kujdeset për 36 nipër e mbesa
OKB-ja: Pavarësisht përparimit pas armëpushimit, ka ende pengesë për ndihmën humanitare në Gaza
Parlamenti izraelit miraton në lexim të parë dënimin me vdekje për palestinezët e burgosur