Ushtria libaneze ka bërë të ditur se zjarri izraelit shënjestroi një pikë vëzhgimi të sapokrijuar përgjatë kufirit jugor, në një shkelje të re të armëpushimit.
Në deklaratë thuhet se derisa forcat e ushtrisë po ngrinin një pikë vëshgimi pranë fshatit kufitar Sarda në rrethin Marjayoun, zona përreth pikës së vëzhgimit u vu nën zjarr nga ana izraelite.
Sipas ushtrisë libaneze, një dron izraelit fluturoi në lartësi të ulët mbi zonë dhe lëshoi kërcënime me qëllim për të detyruar trupat libaneze të tërhiqen.
Ushtria njoftoi se ka urdhëruar përforcime drejt pikës dhe ka udhëzuar personelin të mbetet në pozicion dhe t’u përgjigjet burimeve të zjarrit.
Ajo tha se po e ndjek incidentin me komitetin mbikëqyrës të armëpushimit dhe me Forcën e Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL).
Nga ushtria izraelite nuk pati asnjë koment.
Sulmi i fundit vjen mes shkeljeve të përsëritura izraelite të marrëveshjes së armëpushimit të arritur në nëntor të vitit 2024, të cilat kanë vrarë dhe plagosur qindra libanezë.
Izraeli vazhdon të mbajë nën pushtim pesë kodra libaneze të kapura gjatë luftës së fundit, si dhe zona të tjera libaneze që i mban prej dekadash.




















