Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të përballet me Administratën Greke të Qipros Jugore në "play-off"-in për mbijetesë në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Çiftet e ndeshjeve të "play-off"-it u caktuan pas shortit të hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës.
Në ndeshjet e tjera të "play-off"-it do të përballen Estonia me Rumaninë, Ishujt Faroe me Gjeorgjinë si dhe Bjellorusia me Izraelin.
Në "play-off"-in për ngjitje në Ligën A do të luajnë Bosnja e Hercegovina kundër Danimarkës, Hungaria kundër Serbisë, Republika e Irlandës kundër Kroacisë dhe Sllovenia kundër Uellsit.
Në short u përcaktuan edhe çiftet çerekfinaliste të Ligës A: Spanja - Franca, Norvegjia - Anglia, Holanda - Portugalia dhe Belgjika - Gjermania.
Ndeshjet e "play-off"-it dhe çerekfinalet do të zhvillohen në mars të vitit 2027.














