| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Çekia shqyrton përshpejtimin e zgjerimit të mbrojtjes ajrore dhe raketore
"Çekia po shqyrton përshpejtimin e zgjerimit të aftësive të saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore, duke sjellë përpara projektet e planifikuara fillimisht për pas vitit 2035", tha kryeministri çek, Andrej Babish.
Çekia shqyrton përshpejtimin e zgjerimit të mbrojtjes ajrore dhe raketore
Çekia shqyrton përshpejtimin e zgjerimit të mbrojtjes ajrore dhe raketore/ AA / َAA
 

Çekia po shqyrton përshpejtimin e zgjerimit të aftësive të saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore, duke sjellë përpara projektet e planifikuara fillimisht për pas vitit 2035, tha kryeministri Andrej Babish gjatë një vizite në Izrael.

Duke folur për gazetarët në Tel Aviv, Babish tha se qeveria po shqyrton ofertë nga kompania izraelite e mbrojtjes "Rafael" për katër njësi shtesë të sistemit të saj të mbrojtjes ajrore "Spyder All-in-One". Blerja e propozuar do të bazohet në një kontratë të vitit 2021 të nënshkruar nën qeverinë e mëparshme të kryeministrit çek për katër bateri "Spyder". Të katër sistemet pritet të bëhen plotësisht funksionale deri në fund të këtij viti, raportoi Radioja Çeke.

Babish tha se sistemet shtesë "Spyder" do ta forcojnë mbrojtjen e vendit kundër avionëve dhe dronëve, por theksoi se ato nuk mund t'i kapin raketat balistike. Ai theksoi nevojën për të zhvilluar aftësitë e mbrojtjes nga raketat balistike për të mbrojtur popullsinë kundër sulmeve të mundshme.

Ministri çek i Mbrojtjes, Jaromir Zuna, tha se përgatitjet për një tender publik për sistemet e afta për të incerceptuar raketa balistike taktike mund të fillojnë që në fillim të vitit të ardhshëm. Ai shtoi se qeveria do të marrë në konsideratë sistemet izraelite dhe evropiane, me vendime në varësi të kostove, propozimeve të prodhuesve dhe orareve të dorëzimit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Miroslav Hlavac tha se Praga synon ta përshpejtojë zhvillimin e aftësive të saj të mbrojtjes nga raketat balistike, duke përfunduar potencialisht fazën fillestare përpara vitit 2030, në varësi të financimit dhe afateve kohore të dorëzimit.

Faza e parë do të fokusohet në aftësitë e interceptimit në lartësi më të ulëta, me sistemet për këtë shtresë që mund të duhen rreth tre vjet për t'u ofruar. Aftësitë e interceptimit në lartësi më të madhe do të pasojnë në një afat më të gjatë.

Gjatë vizitës triditore, delegacioni çek e vizitoi Industrinë e Hapësirës Ajrore të Izraelit, ku zyrtarët u informuan mbi sistemin e mbrojtjes raketore "Arrow 3", i krijuar për t'i kapur kërcënimet hyrëse në lartësi më të larta.