| albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kosovë, gjykata thërret për dorëzim para autoriteteve të drejtësisë tre të pandehur serbë
Sipas njoftimit të gjykatës, gjykimi do të zhvillohet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
Kosovë, gjykata thërret për dorëzim para autoriteteve të drejtësisë tre të pandehur serbë
Kosovë, gjykata thërret për dorëzim para autoriteteve të drejtësisë tre të pandehur serbë
15 Tetor 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka bërë thirrje tre të pandehurve serbë që të paraqiten dhe të dorëzohen tek autoritetet kosovare të drejtësisë pasi ata dyshohen për krime lufte në Kosovë.

Gjykata nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka caktuar 22 dhjetorin 2025 si datë kur do të mbahet seanca për shqyrtimin fillestar ndaj tre të pandehurve të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

"Të akuzuarit Dushan Gavraniq, Zoran Sharac dhe Zharko Cvetanoviq po përballen me aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2024, për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të gjykatës, gjykimi do të zhvillohet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

Gjykata po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve që posedojnë informacione për vendndodhjen e tyre t'i raportojnë ato tek Policia e Kosovës apo organet kompetente.

Seanca e cila do të mbahet më 22 dhjetor në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, do të udhëhiqet nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona
Paralajmërim për vërshime në Kosovë
Mbrojtja Civile në Shqipëri: Situatë e qetë nga kushtet e motit, strukturat në gatishmëri
Sarajevë: Kërkohet zbardhja e vrasjeve nga vrasës të paguar gjatë luftës
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb
Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së