| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja Osmani: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra”, tha Osmani.
Presidentja Osmani: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin
Presidentja Osmani: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin / AA
2 orë më parë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Presidentja Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale ka shkruar se Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin.

“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin”, shkroi Osmani.

Presidentja kosovare uroi që sofrat e besimtarëve të jenë të mbushura me begati dhe shtëpitë me harmoni.

“Agjërim të lehtë e të pranuar!”, shtoi në fund Osmani në mesazhin e saj me shkrim të cilit i bashkëngjiti një video me disa prej xhamive të Kosovës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë