| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8
Ministrja Spiropali ka pritur në Tiranë homologët e saj dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në ministerial, përfshirë edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8 / TRT Balkan
15 orë më parë

Në Shqipëri po mbahet sot Ministeriali i Korridorit 8, me fokus diskutimet mbi avancimin e bashkëpunimit në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal. 

Ministeriali organizohet nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga ministritë e jashtme dhe institucione të tjera nga disa vende, përfshirë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Rumania dhe Bullgaria.

Kryediplomatja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në Pallatin e Brigadave në Tiranë homologët e saj dhe zyrtarët e tjerë pjesëmarrës në ministerial, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani dhe kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit 8, sipas autoriteteve, si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie.

Në kuadër të ministerialit, do të zhvillohet edhe forumi ekonomik për Korridorin 8 me temë: "Nga lidhja strategjike drejt rritjes ekonomike rajonale: Potenciali ekonomik i Korridorit 8".


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
McAllister: E vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet për Shqipërinë
Gonxhja: Shqipëria dhe Türkiye gëzojnë marrëdhënie të mira, reflektohen edhe në fushën e turizmit
Thaçi në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale: Jam plotësisht i pafajshëm
BE-ja: Kurti është zotuar të diskutojë për integrimin e strukturave paralele serbe në Kosovë
Miratohet deklarata e përbashkët e Tiranës për Korridorin VIII
Spiropali: Korridori VIII është aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane
Myftiu i Kosovës, Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari pastrohet nga gabimet
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin
Erdoğan uron Osmanin për Pavarësinë, riafirmon mbështetjen për Kosovën
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Takimi Kurti - Begaj në Prishtinë: Vullnet i përbashkët për thellim të raporteve ndërshtetërore
Qytetarët “pushtojnë” rrugët e Prishtinës, bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup
Ndeshja Shkëndija-Samsunspor do të drejtohet nga gjyqtari norvegjez Rohit Saggi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Qeverinë, paralajmëron grevë të përgjithshme në mars
Macut në Athinë: Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë
Kosovë, parakalojnë Trupat e FSK-së dhe Policisë për nder të Ditës së Pavarësisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë
Taksistët në Athinë në grevë tre-ditore