| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin
Në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Kurti tha se e ashtuquajtura “shtëpi e verdhë” në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-së.
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin
Kurti kërkon Gjykatë Speciale ndërkombëtare për “Sarajevo Safari”, përmend edhe Vuçiqin / Reuters
18 orë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve boshnjakë me snajper gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, të njohur si rasti “Sarajevo Safari”.

Duke folur mbrëmë në konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Kurti tha se e ashtuquajtura “shtëpi e verdhë” në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarët e UÇK-së, por është pjesë e narrativës hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë. Ky rast, siç tha Kurti, është iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev më 15 prill 2008, as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo Safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo Safari’ do të duhej të angazhohej një gjykatë speciale ndërkombëtare”, tha ai.

Kurti foli edhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se lufta e tyre ishte e drejtë dhe një domosdoshmëri për liri dhe mbijetesë.

Rrethimi i Sarajevës (1992–1996), gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, konsiderohet një nga rrethimet më të gjata dhe më të përgjakshme në historinë moderne të Evropës. Gjatë kësaj periudhe, mijëra civilë u vranë si pasojë e granatimeve dhe sulmeve me snajper.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
McAllister: E vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet për Shqipërinë
Gonxhja: Shqipëria dhe Türkiye gëzojnë marrëdhënie të mira, reflektohen edhe në fushën e turizmit
Thaçi në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale: Jam plotësisht i pafajshëm
BE-ja: Kurti është zotuar të diskutojë për integrimin e strukturave paralele serbe në Kosovë
Miratohet deklarata e përbashkët e Tiranës për Korridorin VIII
Spiropali: Korridori VIII është aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane
Myftiu i Kosovës, Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari pastrohet nga gabimet
Në Shqipëri mbahet Ministeriali i Korridorit 8
Erdoğan uron Osmanin për Pavarësinë, riafirmon mbështetjen për Kosovën
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Rama uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës përmes një telefonate
Takimi Kurti - Begaj në Prishtinë: Vullnet i përbashkët për thellim të raporteve ndërshtetërore
Qytetarët “pushtojnë” rrugët e Prishtinës, bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup
Ndeshja Shkëndija-Samsunspor do të drejtohet nga gjyqtari norvegjez Rohit Saggi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Qeverinë, paralajmëron grevë të përgjithshme në mars
Macut në Athinë: Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë
Kosovë, parakalojnë Trupat e FSK-së dhe Policisë për nder të Ditës së Pavarësisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë
Taksistët në Athinë në grevë tre-ditore