| Albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Vuçiq tha se sot, 18 vjet më vonë, shihen qartë, sipas tij, “pasojat katastrofike të vendimeve të gabuara” të fuqive perëndimore në vitet 1999 dhe 2008, jo vetëm për Serbinë dhe rajonin, por edhe për Evropën dhe botën.
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror
Vuçiq pretendon se shpallja e pavarësisë së Kosovës nisi rrënimin e rendit botëror / AA
4 orë më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se me “shpalljen e njëanshme” të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është hapur “Kutia e Pandorës e padrejtësisë” dhe ka nisur rrënimi i rendit botëror, si dhe ka përsëritur se “paratë për rrënimin e Serbisë” vijnë nga jashtë.

Duke folur për TV Pink nga Neë Delhi, Vuçiq tha se sot, 18 vjet më vonë, shihen qartë, sipas tij, “pasojat katastrofike të vendimeve të gabuara” të fuqive perëndimore në vitet 1999 dhe 2008, jo vetëm për Serbinë dhe rajonin, por edhe për Evropën dhe botën.

“Kutia e Pandorës e shkatërrimit të shteteve sovrane u hap atëherë me vendimin e të fuqishmëve që nuk u shqetësuan për të drejtën ndërkombëtare. Ata menduan se ishin të gjithëfuqishëm dhe se mund të ndanin drejtësinë me zjarr dhe shpatë”, tha Vuçiq.

Ai vlerësoi se ky akt shënoi fillimin e rrënimit të rendit juridik ndërkombëtar, duke shtuar se sot të njëjtat fuqi po përballen me pasojat e atyre vendimeve.

“Aleanca e re ushtarake Tiranë-Zagreb-Prishtinë” nuk është rastësi

Presidenti serb gjithashtu pretendoi se formimi i një “aleance të re ushtarake midis Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës” nuk është rastësi dhe përbën kërcënim për Serbinë. Sipas tij, Serbia mbetet e përkushtuar ndaj Kushtetutës së saj, së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Soç tha ai, Serbia do të vazhdojë politikën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, si dhe forcimin e kapaciteteve ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë.

Duke folur për zhvillimet e brendshme në Serbi, Vuçiq komentoi protestën e një grupi qytetarësh kundër ndërtimit të një akuariumi në Parkun Ushçe në Beograd, duke theksuar se “dëshira për të rrëzuar gjithçka që ndërtohet” tregon “sa para nga jashtë janë investuar për destabilizimin e vendit”.

“Është e pabesueshme që gjithçka që ndërtohet, dikush dëshiron ta rrëzojë. Kjo nuk flet për njerëzit tanë, por për sasinë e parave që vijnë nga jashtë për rrënimin e shtetit dhe të kishës”, u shpreh ai.

Vuçiq i krahasoi protestat me lëvizjen ludiste të shekullit të 19-të, duke pretenduar se edhe në Serbi ekziston “një lloj lëvizjeje ludiste” që synon të pengojë përparimin e vendit.

“Populli fitoi, shteti fitoi. Fitues janë njerëzit që duan të ruajnë vlerat e tyre dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, tha presidenti serb.

Protestat në mbarë Serbinë nisën pas tragjedisë së 1 nëntorit të vitit 2024, kur nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad humbën jetën 16 persona.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Vazhdojnë përgatitjet për muajin e Ramazanit në Shkup
Ndeshja Shkëndija-Samsunspor do të drejtohet nga gjyqtari norvegjez Rohit Saggi
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokon Qeverinë, paralajmëron grevë të përgjithshme në mars
Macut në Athinë: Serbia mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneritetit strategjik me Greqinë
Kosovë, parakalojnë Trupat e FSK-së dhe Policisë për nder të Ditës së Pavarësisë
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë
Taksistët në Athinë në grevë tre-ditore
Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
Kurti: Përfaqësuesit e shpalljes së pavarësisë po mbahen padrejtësisht në Hagë
Begaj uron Kosovën: Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë
Kuvendi i Kosovës miraton shqyrtimin e parë të projektbuxhetit 2026, shqyrtimi i dytë të premten
Presidentja Siljanovska-Davkova uron Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë
Shqipëra prezanton nismën për ndryshimet ligjore mbi mospezullimin e ministrave dhe zyrtarëve
Opozita shqiptare vijon me protestat antiqeveritare
Pritje për Pavarësinë e Kosovës në Ankara, Memişoğlu: Türkiye dhe Kosova ndajnë një histori
Kurti pret Ramën në Prishtinë, në fokus marrëveshjet bilaterale dhe mundësitë për zgjerim
Të rinjtë e Sarajevës bllokojnë qarkullimin, kërkojnë përgjegjësi për aksidentin me tramvaj
NEWBORN-i mveshur me tematikë të re: “Shërim, forcim dhe rritje”, reflektohet rrugëtimi i Kosovës
Presidentja e Kosovës Osmani priti në takim kryeministrin e Shqipërisë Rama
Shqipëri, Duka rizgjidhet në krye të Federatës së Futbollit