| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Rrëzohet një avion në Kolumbi, humbin jetën 15 persona
Ligjvënësi Diogenes Quintero Amaya është midis viktimave.
Rrëzohet një avion në Kolumbi, humbin jetën 15 persona
Rrëzohet një avion në Kolumbi, humbin jetën 15 persona / AA
14 orë më parë

Një avion i vogël u rrëzua të mërkurën në verilindje të Kolumbisë, ku si pasojë humbën jetën 15 personat në bord, përfshirë një anëtar të kongresit..

Sekretari i sigurisë qytetare të Norte de Santander, George Quintero, për programin televiziv "Noticias Caracol" tha se rrënojat u gjetën nga fermerët në zonën rurale të Curasica-s në komunën Playa de Belen.

Quintero tha se 13 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën dhe se disa ekipe kërkim-shpëtimi u dërguan në zonë.

Guvernatori i Norte de Santander, William Villamizar Laguado tha: "Për fat të keq duhet të raportojmë se avioni i vogël u gjet në pjesën e sipërme të një zone të mbrojtur në komunën La Playa. Ne kemi marrë imazhet e para dhe duket se nuk ka të mbijetuar. Shtatë trupa janë gjetur dhe kërkimi për të tjerët është duke vazhduar".

Midis të vdekurve është Diogenes Quintero Amaya, një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve i njohur si një zë kryesor për viktimat e zhvendosjes në rajonin Catatumbo.

Avioni "Beech 1900D", i operuar nga linja ajrore shtetërore kolumbiane Satena, humbi kontaktin me radarët pranë qytetit La Playa de Belen në departamentin Norte de Santander.

Avioni ishte në rrugë për në qytetin Ocana në Norte de Santander dhe ishte planifikuar të ulej në orën 12:10 sipas orës lokale.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë