| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë
I pandehuri, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës, gjatë periudhës kohore 1998-1999.
Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë / AA
2 orë më parë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar personin Z.S. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Siç njofton Prokuroria, i pandehuri, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special, kërkesën për paraburgimin e të dyshuarit.

Krimet e luftës në Kosovë lidhen me periudhën gjatë viteve 1998–1999, kur forcat serbe, përfshirë ushtrinë, policinë dhe formacione të ndryshme paramilitare, akuzohen për vrasje, dëbime masive, tortura dhe krime të tjera ndaj popullsisë civile shqiptare. Këto ngjarje kulmuan me ndërhyrjen e NATO-s në mars të vitit 1999 dhe përfundimin e luftës në qershor të po atij viti.

Edhe më shumë se dy dekada pas luftës, institucionet e Kosovës, përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, vazhdojnë hetimet dhe ndjekjet penale të personave të dyshuar për krime lufte.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë