Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, të premten shënoi Fitër Bajramin me një urim uniteti dhe solidariteti, duke shprehur njëkohësisht shqetësim për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Pas faljes në Xhaminë Merkez në distriktin Güneysu të provincës veriore Rize, Erdoğani tha se përfundimi i Ramazanit dhe ardhja e Bajramit duhet të shërbejnë si një moment ripërtëritjeje për botën myslimane.
“E lamë pas muajin e shenjtë të Ramazanit dhe sot kemi arritur Fitër Bajramin”, tha ai.
“Allahu e bëftë Fitër Bajramin një mjet shpëtimi dhe ringjalljeje për mbarë botën islame”, shtoi Erdoğani.
Ai shprehu shpresën që kjo festë të forcojë unitetin dhe vëllazërinë brenda Türkiyes.
Erdoğani përmendi gjithashtu zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke e përshkruar situatën si “aktualisht në vlime”.
Duke iu referuar Izraelit, Erdoğani tha: “Ky Izrael zionist ka vrarë qindra e mijëra njerëz”.
“Nuk kam dyshim se do ta paguajë çmimin”, shtoi ai.
Erdoğani e përfundoi deklaratën e tij me një mesazh urimi: “Allahu qoftë ndihmuesi dhe mbështetësi ynë”.
“Shpresoj që Fitër Bajrami të sjellë të mira për vendin dhe kombin tonë”, përfundoi ai.























