Vendosja e një kufizimi të përkohshme të karburantit, i cili hyri në fuqi të shtunën në mesnatë ka shkaktuar turma në pikat e karburanteve në të gjithë Slloveninë.
Qëllimi i masës së emergjencës është të zvogëlojë problemet në furnizimin me produkte të naftës, por dita e parë e zbatimit u shënua nga radhë dhe vonesa në lokacionet kyç.
Sipas masave të miratuara, lejohet maksimumi 50 litra karburant në ditë në një pikë karburanti për njëperson fizik dhe 200 litra për një person juridik dhenjë person fizik që kryen një aktivitet, përfshirë atë bujqësor. Kufizimet do të zbatohen deri në njoftim të mëtejshëm.
Ushtria Sllovene është gjithashtu e përfshirë në shpërndarjen e karburantit, me anëtarë që ndihmojnë me transportin dhe furnizimin.
Autoritetet u kanë bërë thirrje shpërndarësve t’i koordinojnë shpërndarjet nga depot në pikat e karburanteve në mënyrë që të përshpejtojnë shpërndarjen dhe ta rrisin efikasitetin e furnizimit.
Shitësit me pakicë të karburanteve duhet t'i paraqesin qeverisë raporte të rregullta mbi situatën në pikat e karburanteve, bazuar në të cilat autoritetet do të vendosin për çdo masë shtesë.
Kryeministri slloven Robert Golob njoftoi se po shqyrtohen masa që do të kufizojnë posaçërisht shitjen e karburantit për qytetarët e huaj dhe u rekomandua që shitësit me pakicë të përgatisin hapat e duhur në këtë drejtim.
Problemet e furnizimit janë më të theksuara në kompaninë "Petrol", të cilën kryeministri e kritikoi, ndërsa kompania tha se po bën përpjekje maksimale për të siguruar furnizim të qëndrueshëm në rrjet.






















