| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Kryediplomati iranian: Sekretari Rubio "pranoi" se ShBA-ja hyri në luftë për Izraelin
"Z.Rubio pranoi atë që të gjithë e dinim: ShBA-ja ka hyrë në një luftë zgjedhjeje në emër të Izraelit", tha Aragchi.
Kryediplomati iranian: Sekretari Rubio "pranoi" se ShBA-ja hyri në luftë për Izraelin
Kryediplomati iranian: Sekretari Rubio "pranoi" se ShBA-ja hyri në luftë për Izraelin / Reuters
2 orë më parë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se sekretari i Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio "pranoi" se Uashingtoni hyri në "luftë" kundër Teheranit "në emër të Izraelit".

"Z.Rubio pranoi atë që të gjithë e dinim: ShBA-ja ka hyrë në një luftë zgjedhjeje në emër të Izraelit", tha Aragchi përmes X.

Ai u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të "rimarrin vendin e tyre", duke theksuar se "meritojnë më mirë".

Sulmet e kryera nga Izraeli dhe ShBA-ja ndaj Iranit kanë tërhequr kritika nga demokratët ndaj administratës së presidentit Donald Trump, sipas një lajmi nga "The New York Times".

Më herët, të dielën, Trump në një video të publikuar në platformën Truth Social tha: "U bëj thirrje të gjithë patriotëve iranianë që dëshirojnë liri, të shfrytëzojnë këtë moment, të jenë të guximshëm, heroikë dhe të rimarrin vendin e tyre".

Që nga e shtuna, sulmet e përbashkëta ShBA-Izrael thuhet se kanë vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Teherani është përgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë vende të lidhura me ShBA-në në vendet e Gjirit. Gjashtë anëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, numri i të vrarëve nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite që nga e shtuna është rritur në 555.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë