| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Kreu i Dijanetit, Safi Arpagus qëndron për vizitë në Kosovë
Arpagus është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".
Kreu i Dijanetit, Safi Arpagus qëndron për vizitë në Kosovë
Kreu i Dijanetit, Safi Arpagus qëndron për vizitë në Kosovë / AA
2 orë më parë

Kryetari i Dijanetit të Türkiyes, Safi Arpagus po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai sot është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje mysafirit, me urimet për agjërim dhe adhurime të pranuara.

Kreu i Dijanetit, Argapus do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Kosovë, ku me këtë rast do të vizitojë xhamitë e vjetra të qytetit të Prishtinës si dhe Xhaminë Qendrore, e cila është duke u ndërtuar dhe financuar nga populli mik turk.

Ndërkaq, pasdite, ai do të vizitojë Mamushën dhe Prizrenin ku do të jetë pjesëmarrës në një iftar të përbashkët.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë