Marrëveshje mbrojtjeje mes Türkiyes, Pakistanit dhe Arabisë Saudite “në proces”
TÜRKİYE
3 minuta leximi
Marrëveshje mbrojtjeje mes Türkiyes, Pakistanit dhe Arabisë Saudite “në proces”Ministri pakistanez Raza Hayat Harraj thotë se “të tre vendet po diskutojnë” një projekt-marrëveshje, ndërsa diplomati i lartë turk Hakan Fidan konfirmon se kanë pasur bisedime.
Marrëveshje mbrojtjeje mes Türkiyes, Pakistanit dhe Arabisë Saudite “në proces” / TRT World
16 Janar 2026

Türkiye, Pakistani dhe Arabia Saudite kanë përgatitur një draft të një marrëveshjeje për mbrojtje pas gati një viti bisedimesh, ka bërë të ditur ministri i Pakistanit për prodhimin në mbrojtje, duke sinjalizuar një lëvizje të mundshme drejt bashkëpunimit më të thellë rajonal në fushën e sigurisë.

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, ka verifikuar se diskutimet kanë ndodhur, por ka theksuar se deri tani nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje.

Ministri pakistanez Raza Hayat Harraj i tha agjencisë Reuters të enjten se marrëveshja e propozuar trilaterale është e ndarë nga një marrëveshje dypalëshe e mbrojtjes e shpallur vitin e kaluar mes Pakistanit dhe Arabisë Saudite.

Harraj tha se para përfundimit të marrëveshjes do të kërkohej një konsensus përfundimtar nga të tre vendet.

“Marrëveshja trilaterale Pakistan–Arabia Saudite–Türkiye është diçka që tashmë është në proces,” tha Harraj.

“Draft-marrëveshja tashmë është në dispozicion te ne, tek Arabia Saudite dhe e njejta draft-marrëveshja është gjithashtu në dispozicion edhe te Türkiye. Dhe të tre vendet po diskutojnë. Kjo marrëveshje ka qenë në tavolinë për 10 muajt e fundit,” shtoi ai.

Harraj tha se diskutimet pasqyrojnë interesin e përbashkët të tre fuqive rajonale për të forcuar bashkëpunimin në mbrojtje në një kohë paqëndrueshmërie më të gjerë.

Arabia Saudite dhe Pakistani së fundmi nënshkruan Marrëveshjen Strategjike të Mbrojtjes së Ndërsjellë, duke u zotuar se “çdo agresion kundër njërës palë do të konsiderohet agresion kundër të dyjave”.

Fidan: Konsultimet po vazhdojnë

Duke folur të enjten në Istanbul, diplomati i lartë turk Hakan Fidan konfirmoi se bisedimet kanë ndodhur, por theksoi se ende nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth raportimeve mediatike për një pakt të mundshëm trilateral, Fidan tha se diskutimet duhen parë në kontekstin e bashkëpunimit më të gjerë rajonal dhe jo si formim i një aleance të ngushtë.

Ai theksoi nevojën për besim mes vendeve të rajonit për të kapërcyer ndarjet që, sipas tij, kanë ushqyer konfliktin, terrorizmin dhe ndërhyrjet e jashtme.

“Në fund të të gjitha këtyre, ne kemi një propozim të tillë: të gjitha vendet e rajonit duhet të mblidhen për të krijuar një platformë bashkëpunimi për çështjet e sigurisë,” tha Fidan.

Ai shtoi se problemet rajonale mund të zgjidhen nëse vendet arrijnë “të jenë të sigurt për njëra-tjetrën”.

“Për momentin ka takime dhe bisedime, por nuk kemi nënshkruar asnjë marrëveshje,” tha Fidan.

“Vizioni i Presidentit tonë, Recep Tayyip Erdogan, është për një platformë gjithëpërfshirëse që krijon bashkëpunim më të gjerë dhe stabilitet.”

Fidan nuk i përmendi drejtpërdrejt Pakistanin apo Arabinë Saudite në deklaratat e tij, por tha se Türkiye mbetet e hapur ndaj nismave që promovojnë siguri afatgjatë rajonale dhe ndërtim besimi.

Komentet nga Islamabadi dhe Ankaraja nënvizojnë angazhimin e vazhdueshëm diplomatik mes tre vendeve, edhe pse zyrtarët theksojnë se diskutimet janë ende në fazë konsultative.

BURIMI:TRT World
Eksploro
Marrëdhëniet tregtare Türkiye-Siri shënojnë rritje pas rënies së regjimit Baath
Kryediplomati turk Fidan takon homologun francez, Barrot
Kryediplomati turk takon delegacionin e Hamasit për planin e paqes në Gaza dhe situatën humanitare
Fenomeni i rrallë i rrotullave të borës u vëzhgua në malin Ilgaz në Türkiye
Anija e shpimit në det të thellë "Yildirim" kalon nëpër Ngushticën e Dardaneleve
Kryediplomati turk Fidan takohet në Ankara me homologun nigerian Tuggar
Aselsan nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare prej 171 milionë dollarësh
Türkiye dërgon 11 kamionë me ndihma në Ayn al-Arab të Sirisë
Erdoğan: ​​Lufta kundër grupit terrorist DAESh po bëhet gjithnjë e më e fortë
Türkiye po ngrihet si prodhues i madh global i vajit të ullirit dhe ullinjve të tryezës
Ministri i Jashtëm i Türkiyes: Organizata terroriste YPG/SDF nuk përfaqëson kurdët
Gërvalla në Istanbul: Türkiye mbetet një partner i rëndësishëm në promovimin e paqes në rajon
Türkiye: Gjatësia e tuneleve të shkatërruara në Siri ka arritur në 752 kilometra
Kryediplomati turk Fidan u takua në Istanbul me homologët e tij shqiptarë dhe kosovarë
Erdoğan thekson rolin e Türkiyes si një qendër kryesore në "rendin botëror të ristrukturuar"
Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet nesër në Istanbul
Ministri i Jashtëm i Türkiyes takohet në Ankara me homologun nga Koreja e Jugut
Fidan do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes për Gazën
Presidenti Erdoğan: Türkiye mirëpret armëpushimin në Siri dhe kërkon zgjidhje të qëndrueshme
Türkiye e quan “provokim të hapur” sulmin e YPG-në ndaj flamurit turk