| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Kryediplomati turk Fidan u takua në Istanbul me homologët e tij shqiptarë dhe kosovarë
Takimi i Dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Istanbul, nën mikpritjen e kryediplomatit të Türkiyes, Hakan Fidan.
Kryediplomati turk Fidan u takua në Istanbul me homologët e tij shqiptarë dhe kosovarë
Kryediplomati turk Fidan u takua në Istanbul me homologët e tij shqiptarë dhe kosovarë / User Upload
23 Janar 2026

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan u takua në Istanbul me ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe me e zëvendëskryeministren e Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Sipas burimeve diplomatike, ministri Fidan u takua me Spiropalin në kuadër të Takimit të Dytë të Platformës së Paqes së Ballkanit, të mbajtur në Stamboll.

Takimi i Dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Istanbul, nën mikpritjen e kryediplomatit të Türkiyes, Fidan.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë