RAJONI
2 minuta leximi
Vuçiq: Duam marrëdhëniet më të mira me Türkiyen, po përjetojmë epokën e artë të marrëdhënieve tona
Në një konferencë për shtyp në Beograd, Vuçiq iu referua postimeve që bëri pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në të cilën ai njoftoi dje se “dronë të prodhimit turk kanë mbërritur në vend”.
Vuçiq: Duam marrëdhëniet më të mira me Türkiyen, po përjetojmë epokën e artë të marrëdhënieve tona
Vuçiq: Duam marrëdhëniet më të mira me Türkiyen, po përjetojmë epokën e artë të marrëdhënieve tona
9 Tetor 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se detyra e tij është të ndërtojë marrëdhënie të mira dhe se synojnë t'i kenë lidhjet më të mira të mundshme me Türkiyen. 

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin serb Beograd, Vuçiq iu referua postimeve që bëri në X, pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në të cilën ai njoftoi dje se “dronë të prodhimit turk kanë mbërritur në vend”.

Duke folur për marrëdhëniet me Türkiyen, Vuçiq tha: “Ne duam marrëdhënie sa më të mira me Türkiyen. Postimi im ishte deklarata e dikujt që e do vendin e tij më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ne po përjetojmë epokën e artë të marrëdhënieve tona me Türkiyen”.

Vuçiq tha se më parë ka diskutuar tema të ngjashme me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar: “Do të takohem sërish me Erdoğanin. Po flasim për një lider të madh të një vendi të madh e të suksesshëm, një njeri që e ngriti Ankaranë nga hiri, që e ndryshoi fytyrën e Istanbulit dhe që është lideri më i madh turk pas Mustafa Kemal Ataturkut. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në vendin tonë. Detyra ime është të ndërtoj marrëdhënie të mira”.

“Faleminderit, President Erdoğan, dhe populli vëlla turk”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ndaj deklaratave të Vuçiqit me një postim në X, duke theksuar se Türkiye është një vend i madh anëtar i NATO-s dhe se Serbia duhet të bashkëpunojë më ngushtë me vendet anëtare të NATO-s, në vend të Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Në postimin e saj, Osmani tha se është krenare që ka punuar ngushtë me presidentin Erdoğan. “Jam krenare që kam punuar ngushtë me presidentin Erdoğan, një njeri që mban fjalën e tij, i cili gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë njerëzit e rajonit tonë dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë”, tha Osmani.

Ajo theksoi gjithashtu se Kosova do të vazhdojë t'i forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar aftësitë mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s, duke garantuar paqen dhe stabilitetin e popullit të saj, dhe duke kontribuar aktivisht në sigurinë kolektive.

Osmani e përfundoi postimin e saj në gjuhën turke me fjalët: “Faleminderit, President Erdoğan dhe populli vëlla turk, që na ndihmoni të mbrojmë paqen dhe që gjithmonë qëndroni pranë popullit të Kosovës. Qoftë e përjetshme lidhja jonë e fortë”.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rezultatet preliminare: LVV-ja dhe LDK-ja me numër të barabartë komunash, Prishtina mbetet e LDK-së
Kosovë, mbyllet procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Shqipëri, mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale
Balotazhi në 18 komuna të Kosovës, KQZ: Dalja deri në orën 15:00 është 25.33%
Shqipëri, zgjedhje të pjesshme në pesë bashki
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë në 18 komuna
Kosova nesër në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Studiuesit zbulojnë rrjetën gjigante me 110 mijë merimanga në kufirin shqiptaro-grek
​Mbi 250 kompani nga bota në panairin ndërkombëtar në Tiranë
Aksident i rëndë rrugor në Bullgari, gjashtë emigrantë humbin jetën dhe katër të tjerë plagosen
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së