| albanian
RAJONI
1 minuta leximi
PD-ja dorëzon në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj
Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se kërkesa bëhet për shkelje të rënda dhe në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas tij, nga Begaj.
PD-ja dorëzon në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj
PD-ja dorëzon në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj
15 Tetor 2025

Partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, Partia Demokratike (PD), ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj. 

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se kërkesa bëhet për shkelje të rënda dhe në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas tij, nga Begaj.

"Kërkesa është e argumentuar gjerësisht në një material voluminoz ku analizohen së bashku me provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit të Republikës, të cilat i çmojmë se kanë cenuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë", tha Bardhi.

Bardhi theksoi se Begaj ka konsumuar shtatë shkelje kushtetuese të rënda.

Sipas Bardhit, ndër shkeljet e Kushtetutës janë dekretimi i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, dekretimi i ministres virtuale Diella, ndërprerja e mandatit të gjyqtarit kushtetues dhe sipas tij edhe shkelje të tjera.

Kërkesa në fjalë duhet të shqyrtohet nga organet e Kuvendit të Shqipërisë dhe në rast se pranohet duhet të kalojë për shqyrtim në seancë parlamentare.

Kujtojmë se Bajram Begaj ka filluar zyrtarisht detyrën e presidentit të Republikës së Shqipërisë më 24 korrik 2022.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, përmbytje në disa zona
Paralajmërim për vërshime në Kosovë
Mbrojtja Civile në Shqipëri: Situatë e qetë nga kushtet e motit, strukturat në gatishmëri
Sarajevë: Kërkohet zbardhja e vrasjeve nga vrasës të paguar gjatë luftës
Kroaci, zjarri përfshin ndërtesën "Vjesnik" në Zagreb
Prishtinë, anulohet procesi mësimor si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së