RAJONI
2 minuta leximi
Kurti: Nëse nuk ka Qeveri "Kurti 3", ka zgjedhje të reja parlamentare
Më 11 tetor presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, nënshkroi Dekretin, me të cilin mandatoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Kurti: Nëse nuk ka Qeveri "Kurti 3", ka zgjedhje të reja parlamentare
Kurti: Nëse nuk ka Qeveri "Kurti 3", ka zgjedhje të reja parlamentare
13 Tetor 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të nisin bisedimet për formimin e Qeverisë "Kurti 3".

Kurti nëpërmjet një konference për media ku foli për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, tha se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit ku ai prezanton kabinetin e ri qeveritar është 26 tetori.

"Shumë shpejtë, qysh këtë javë, do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore. 

Sepse, Kosovës i duhet edhe një mandat i ri i qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit 2025. Por, gjithashtu edhe unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katër vjeçar dhe duhet të kemi një mandat të rregullt i cili pa dyshim do të fillojë posa ne ta nxjerrim në seancë parlamentare përbërjen e re të Qeverisë 'Kurti 3'", theksoi Kurti.

Ai u pyet nga gazetarët se bazuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, a janë të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare, derisa Kurti tha se fillimisht po përgatiten për të vazhduar qeverisjen ndërsa nëse nuk ka dakordim për këtë, janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

"Po bëhemi gati për Qeverinë 'Kurti 3', nëse nuk ka Qeveri 'Kurti 3', pa dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje në këtë 20 vjetorin e saj, në vitin 2025 është shembull e mësim se si organizohen njerëzit për parime politike me ideale kombëtare për të mirën e gjithë qytetarëve pa dallim. Andaj, gatishmëria jonë është e plotë, veçse njëherë plani ynë është për Qeverinë 'Kurti 3' dhe për këtë po përgatitemi ne dhe besoj që për këtë duhet të përgatiten edhe të tjerët", shtoi Kurti.

Më 11 tetor presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, nënshkroi Dekretin, me të cilin mandatoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila me 48 mandate ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, Kurti, është i obliguar që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, t'i paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Rritet në 13 numri i viktimave nga zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Tuzlla
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë bashkë një tunel hekurudhor ndërkufitar
Kuvendi i Shqipërisë miraton me 77 vota pro projektligjin “Për barazinë gjinore”
Shkup, mbahet konferencë në 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit
Pas zjarrit në Tuzlla: 15 pacientë në spital, katër në ventilim mekanik
Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit në Vishegrad: Vepra e Mimar Sinanit që ende të lë pa frymë
Punëtorët e televizionit shtetëror të Kosovës protestojnë për vonesat e pagave, paralajmërojnë grevë
Projektligji për barazinë gjinore nxit protesta para Kuvendit të Shqipërisë
Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe
Mucunski: Politika e jashtme e RMV-së është vlerësuar më së larti në Raportin e BE-së
SPAK, mbi 300 mln euro pasuri të sekuestruara nga viti 2020, krijuar nga pastrimi i parave
Qeveria shqiptare miraton marrëveshje bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes
Protesta në Sarajevë kundër pjesëmarrjes së ekipit izraelit në EuroLeague
Kurti: Nuk ka bazë ligjore e morale për mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së
Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për anëtarësim në BE, sipas raportit të Komisionit Evropian
Pesë vjet nga paraburgimi dhe gjykimi i ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë
Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Solidaritetit Islam në Riad
Bosnjë dhe Hercegovinë, disa persona humbin jetën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh në Tuzla
Kosovë, Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj të madh, tani radha e ish-opozitës
Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së