POLITIKË
1 minuta leximi
Venezuela thotë se ShBA-ja ka ndaluar në mënyrë të paligjshme një anije peshkimi në ujërat e saj
Qeveria venezueliane tha se anija kishte nëntë peshkatarë të padëmshëm në ekuipazh.
Venezuela thotë se ShBA-ja ka ndaluar në mënyrë të paligjshme një anije peshkimi në ujërat e saj
Venezuela thotë se ShBA-ja ka ndaluar në mënyrë të paligjshme një anije peshkimi në ujërat e saj / Reuters
14 Shtator 2025

Qeveria venezueliane njoftoi se një anije luftarake amerikane e tipit shkatërrues ka ndaluar, ka kontrolluar dhe ka mbajtur për tetë orë një anije peshkimi ton venezuelianet në ujërat e Zonës Ekonomike Ekskluzive të vendit në Amerikën e Jugut, të premten.

Në një deklaratë të lexuar të shtunën nga ministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil, thuhej se anija e peshkimit u kontrollua në mënyrë të paligjshme dhe armiqësore, ndërsa ekuipazhi i saj përbëhej nga nëntë peshkatarë “të thjeshtë” dhe “të padëmshëm”.

Qeveria venezueliane e identifikoi anijen amerikane si USS Jason Dunham (DDG-109), e “pajisur me raketa të fuqishme lundrimi dhe e manovruar nga marinsat shumë të specializuar”.

Caracasi zyrtar kërkoi që ShBA-ja të ndalojë menjëherë sulmet ndaj anijeve, duke theksuar se këto veprime rrezikojnë “sigurinë dhe paqen e Karaibeve”.

Administrata Trump ka pretenduar, pa prova, se presidenti venezuelian Nicolás Maduro po drejton një kartel për të përmbytur ShBA-në me drogë dhe ka dyfishuar shpërblimin për kapjen e tij nga 25 milionë në 50 milionë dollarë.

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë shenjë se planifikon të ndërmarrë një ndërhyrje tokësore me mbi 4.000 trupa të dislokuara në rajon.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë