Të dielën, Irani hodhi poshtë fuqishëm çdo përpjekje të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës për të rivendosur sanksionet që u hoqën në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke thënë se ata nuk kanë asnjë të drejtë ligjore, politike apo morale për ta bërë këtë.
Në një deklaratë në kompaninë amerikane të rrjeteve sociale X, ministri i Jashtëm Abbas Araghchi tha:
“Nuk është thjesht fakti që E3 nuk ka asnjë të drejtë ligjore, politike apo morale për të aktivizuar “snapback-un”, dhe edhe sikur ta kishin, “përdore ose humbe” nuk funksionon”.
“Është fakti që shprehja e saktë për dilemën e E3-shit është “përdore dhe humbe”. Ose edhe më mirë, përdore dhe humbi të gjitha”, shtoi ai.
Vendet e E3-shes shpallën muajin e kaluar se kishin aktivizuar mekanizmin e “snapback-ut” në bazë të Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do të rivendosë sanksionet brenda 30 ditësh nëse Irani nuk i përmbush detyrimet e tij.
Sipas marrëveshjes, nga e cila ShBA-ja doli gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, Iranit iu dha lehtësim nga sanksionet në këmbim të kufizimeve mbi programin e tij bërthamor.
Irani pezulloi bashkëpunimin me agjencinë bërthamore të OKB-së pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj vendit në qershor, duke e akuzuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) përanshmëri kundër Teheranit.
Irani ishte i angazhuar në negociata bërthamore të ndërmjetësuara nga Omani me ShBA-në kur Izraeli nisi një sulm të befasishëm mbi Teheranin më 13 qershor, duke goditur objektiva ushtarake, bërthamore dhe civile, si dhe komandantë të lartë ushtarakë e shkencëtarë bërthamorë.
Teherani ndërmori sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë, ndërsa ShBA-ja bombardoi tre objekte bërthamore iraniane. Konflikti 12-ditor u ndal nën një armëpushim të sponsorizuar nga ShBA-ja, që hyri në fuqi më 24 qershor.
Perëndimi kërkon që Irani të kthehet në negociata mbi të ardhmen e programit të tij bërthamor, si dhe për inspektime ndërkombëtare të objekteve të tij.