| Albanian
TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye dënon sulmin izraelit në Sirinë jugore, e quan "përshkallëzim i rrezikshëm"
Ministria e Jashtme turke tha se sulmi përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.
Türkiye dënon sulmin izraelit në Sirinë jugore, e quan "përshkallëzim i rrezikshëm"
Türkiye dënon sulmin izraelit në Sirinë jugore, e quan "përshkallëzim i rrezikshëm" / AA
2 orë më parë

Türkiye dënoi të premten sulmin e Izraelit që kishte në shënjestër infrastrukturën ushtarake në jug të Sirisë, duke e cilësuar atë si një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke tha se sulmi përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësi për të ndalur sulmet e Izraelit, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Mosangazhimit të vitit 1974.

“Türkiye do të vazhdojë, siç ka bërë deri më tani, të qëndrojë në solidaritet me qeverinë siriane dhe popullin e saj në përpjekjet për të vendosur stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në vend, mbi bazën e integritetit territorial, unitetit dhe sovranitetit të Sirisë”, thuhet në deklaratë.

Më herët, ushtria izraelite pretendoi se kishte goditur një qendër komanduese dhe depo armësh në baza ushtarake që i përkasin administratës së Damaskut në jug të Sirisë.

Edhe Ministria e Jashtme e Sirisë dënoi sulmin izraelit që kishte në shënjestër infrastrukturën ushtarake.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë